By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: E kuptoj protestën e qytetarëve, por jo ata që duan përfitime politike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: E kuptoj protestën e qytetarëve, por jo ata që duan përfitime politike
Maqedoni

Mickoski: E kuptoj protestën e qytetarëve, por jo ata që duan përfitime politike

admin
Last updated: 24/03/2025 21:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 mars – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se, struktura të caktuara politike po mundohen të shfrytëzojnë situatën për përfitime personale politike.

Duke komentuar paralajmërimet për protesta pas zjarrit në diskotekën në Koçan, Mickoski tha se, mbështetë absolutisht shprehjen e revoltës përmes protestave, por se nuk i arsyeton “brejtësit politik” – siç i ka quajtur ai, për të cilat protestat janë shansë për të fituar pikë politike.

“Edhe unë jam nervoz dhe besoj se edhe ju jeni të pakënaqur. Gjithë ne jemi të pakënaqur, në gjithë këtë që ndodhë dhe nuk duhet të kemi dilema. Punët i zgjedhim dhe do të vazhdojmë t’i zgjedhim, shumë punë u zgjedhën nëntë muajt e fundit prej kur u zgjedhë kjo qeveri, për shumë çështje kjo qeveri ishte mbrojtëse, të mos lejojmë të vazhdojë poshtërimi, plaçkitja, shkatërrimi nacional i Maqedonisë. Pikërisht ky është problemi i atyre brejtësve politikë, të cilët duan të fitojnë pikë politike përmes këtyre protestave, prandaj shohin mundësi”, theksoi Mickoski.

Ai shtoi se i kupton të gjithë ata që kanë vendosur të shprehin zemërimin e tyre legjitim përmes një mjeti demokratik siç është protesta. Por ai tha se nuk mund t’i arsyetojë brejtësit politikë që nuk duan një qeverisje të fortë të VMRO-DPMNE-së, sepse sipas tij, është tamponi dhe shtylla e fundit që nuk do të lejojë shkatërrimin e Maqedonisë si shtet.

“Unë i bashkohem absolutisht shprehjes së revoltës dhe zemërimit, sepse kemi ende shumë gjëra për të zgjidhur. Por ne do të luftojmë me atomin e fundit të energjisë për të rregulluar diçka në emër të brezave të ardhshëm. Asgjë nuk mund të bëhet brenda natës, megjithëse kemi bërë shumë në periudhën e kaluar. Kemi mposhtur disa shoqata mafioze që, për fat të keq, funksiononin në shtet. Do të vazhdojmë edhe në periudhën që vijon. Por, prej tani e tutje, do të doja që të gjithë të mbetemi të fokusuar dhe të unifikuar në zgjidhjen e problemeve”, deklaroi Mickoski.

Kujtojmë se, iniciativa qytetare “Kush është i radhës” ka paralajmëruar protesta sonte për të kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në Koçan, por edhe të gjitha tragjeditë viteve të fundit. Ndërkaq, protesta dhe marshe protestuese janë organizuar vazhdimisht që nga dita e tragjedisë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article I jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit që u vra mbrëmë në Vushtrri
Next Article Rreth 300 dëshmitarë pritet të dëshmojnë në gjyqin për tragjedinë e Koçanit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?