By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rreth 300 dëshmitarë pritet të dëshmojnë në gjyqin për tragjedinë e Koçanit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rreth 300 dëshmitarë pritet të dëshmojnë në gjyqin për tragjedinë e Koçanit
Maqedoni

Rreth 300 dëshmitarë pritet të dëshmojnë në gjyqin për tragjedinë e Koçanit

admin
Last updated: 24/03/2025 21:35
By admin 5 Min Read
Share
Investigators look into the 'Club Pulse' nightclub after a fire in Kocani, Republic of North Macedonia, 16 March 2025. EFE-EPA/GEORGI LICOVSKI
SHARE

Koçan, 24 mars – 34 persona fizik dhe 3 juridik deri më tani janë të përfshirë në dy hetimet e Prokurorisë në lidhje me tragjedinë në diskotekën e Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe rreth 200 të tjerë u lënduan. Nga organi i akuzës informojnë se hetimi nga 11 prokurorë vazhdon. Rreth 300 dëshmitarë pritet të merren në pyetje, ndërsa edhe ka vazhduar mbledhja e provave në Koçan, derisa vazhdon sigurimi i ekspertizave nga fushat e ndryshme.

“Prokurori publik Lupço Kocevski kërkoi nga prokurorët e emëruar hetim efikas dhe të plotë, i cili në detaje do ta shqyrtojë çdo aspekt dhe drejtim të përgjegjësisë për tragjedinë në Koçan”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Megjithatë, deri më tani nuk dihet se sa thellë dhe gjerë mund të shkojë dhe shtrihet hetimi.

Të gjithë të dyshuarit ngarkohen që në periudhën prej vitit 2012 deri në mëngjesin e kobshëm të 16 marsit, bashkë por çdokush në aspektin e tij, kompetencave dhe përgjegjësive fare nuk kanë vepruar sipas dispozitave për mbrojtje dhe me atë kanë shkaktuar rrezik për mjedisin jetësor, trupin e njerëzve dhe pronës në përmasa të mëdha.

Harku kohor 2012 – 2025 përfshinë kohën kur ka funksionuar diskoteka “Pulse” dhe për këtë, janë vënë nën përgjegjësi tre kryetarët e Komunës së Koçanit të cilët kanë shërbyer në këtë periudhë. Sipas Prokurorisë, ata kanë lejuar të funksionojë klubi edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet.

Megjithatë, tani për tani Prokuroria për arsye ende të panjohura, nuk e ka marrë parasysh rrethanën kohore edhe te të dyshuarit e tjerë, në niveleve tjera të pushtetit. Fajtorët, tani për tani kërkohen vetëm tek ata që kanë qenë në detyrë në vitin 2021 dhe 2023, kur klubi tanimë i djegur, pavarësisht se nuk i ka plotësuar kushtet, ka marrë licencë për punë.

Për shembull, prej vitit 2012 deri në vitit 2025, funksionin e ministrit të Ekonomisë e kanë ushtruar Valon Saraçini, Bekim Neziri, Driton Kuçi, Kreshnik Bekteshi e së fundmi, Besar Durmishi. Me hetimin është përfshirë vetëm Bekteshi, pasi në kohën e tij janë dhënë dy licencat e kabaresë, që sipas Prokurorisë janë siguruar me ryshfet. E për këtë, dyshohet të jenë të përfshirë edhe sekretari i atëhershëm shtetëror, bashkë me tre të punësuar të tjerë.

Bekim Maksuti ka shërbyer si drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në periudhën 2020 – 2024 apo pikërisht në periudhën kur “Pulse ka marrë licencat. Për këtë, ai është vënë në përgjegjësi. Megjithatë, nuk dihet nëse hetimi do të zgjerohet për drejtorët paraprak, Shaban Saliu dhe Adnan Xhaferovski të cilët kanë shërbyer prej vitit 2012 kur kabareja ka punuar pa licencë, e as nëse do të kërkohet llogari për Xhevat Selamin si drejtor, në kohën e të cilit ka ndodhur tragjedia.

Në periudhën kur ka punuar “Pulse”, kanë qenë gjithsej 9 drejtorë të Inspektoratit të Tregut, por tani për tani vetëm Goran Trajkovski me 3 inspektorë janë vënë në përgjegjësi pasi nuk kanë kryer kontrolle inspektuese, në periudhën prej vitit 2020 deri në vitin 2025.

Për dhënien e pajtueshmërisë që diskoteka të fitojë licencë, Prokuroria kërkon llogari prej 7 zyrtarëve të lartë policorë të Shtipit dhe Koçanit. Megjithatë, nuk dihet nëse do të kërkohet llogari edhe për eprorë të tjerë policorë që kanë shërbyer ndër vite. Organi i akuzës, tani për tani nuk sheh përgjegjësi, as te kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, e as te gjashtë ministrat paraprak që kanë ushtruar detyrën në periudhën e funksionimit të “Pulse”.

Nëpër media, u ngrit edhe çështja për përgjegjësi eventuale ndaj zyrtarëve të Drejtorisë për të Ardhurave Publike. Dyshimet janë se DAP e ka mbyllur kabarenë në fund të vitit 2024 pasi ka konstatuar se nuk janë dhënë fatura fiskale, megjithatë kabareja sërish ka vazhduar me punë pa e paguar gjobën. Megjithatë, Prokuroria tani për tani ende nuk ka konstatuar përgjegjësi.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: E kuptoj protestën e qytetarëve, por jo ata që duan përfitime politike
Next Article Saranda Imeri i reagon BDI-së: Kur vriteshin ushtarët e UÇK-së nuk reagonit si për Kreshnik Bekteshin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?