By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mjaft ishim ne, sistemi është i radhës: Protestë në Shkup
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mjaft ishim ne, sistemi është i radhës: Protestë në Shkup
MaqedoniTOP LAJM

Mjaft ishim ne, sistemi është i radhës: Protestë në Shkup

admin
Last updated: 24/03/2025 21:49
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 mars – Nisur nga tragjedia e fundit në Koçan, qytetarët në Shkup sonte protestuan kundër korrupsionit i cili solli deri te katër tragjeditë e fundit në vend: Koçani, spitali modular, Besa Transi dhe Durmo Tursi. Deri sa ata i mbushin xhepat, ne do t’i mbushim rrugët, thonë protestuesit.

“Protestojmë sepse duam të jetojmë këtu… Protestojmë të mos ketë më viktima dhe të jemi të sigurt. Presim përgjegjësi nga të gjithë ata që kanë lidhje me tragjedinë në Koçan, por edhe nga tragjeditë tjera, duhet të përgjigjen…Presim transparencë nga organet hetuese…”, thanë mes tjerash nga Nisma “Kush është i radhës”.

Qytetarët fillimisht u mblodhën në sheshin “Maqedonia” ku u mbajtën tre minuta heshtje për viktimat, u vendosën lule dhe u ndezën dritat.

Protestuesit kanë filluar marshin drejt Kuvendit të RMV-së nga ku brohorasin: “Mjaft ishim ne, sistemi është i radhës”, “protestë e popullit”, “transparencë”.

“Nuk do të ju kalojë” bërtitën protestuesit para Kuvendit.

“Çdo njeri tjetër mund të jetë i radhës”, thonë protestuesit.

Protestuesit lëvizën drejt Parkut të Gruas përballë Kuvendit dhe Spitalit të Qytetit ku me duartrokitje prej 5 minutave falënderuan punonjësit shëndetësorë.

Qytetarët më pas arritën para Qeverisë së RMV-së, ku edhe aty dhanë mesazhet e tyre përmes pankartave dhe brohoritjeve.

Ndërkaq me 16 minuta heshtje u nderuan viktimat.

Blendi Hodai tha se tragjeditë për të cilat qytetarët u mblodhën sonte mund të parandaloheshin, siç tha nëse institucionet do të kishin kryer punën e tyre, nëse përgjegjësit do të mbanin përgjegjësi dhe nëse korrupsioni nuk do të ishte pranuar si “normal”.

“Jemi këtu për të nderuar viktimat, por nuk jemi këtu vetëm për tu ankuar. Ne jemi këtu sepse duam ndryshim, jo sa për sy e faqe. Jo të përkohshëm. Por ndryshim real, thelbësor, sistematik. Ne harrojmë shumë shpesh. Dhe një popull që harron rrezikon që tragjeditë të përsëriten. Prandaj, duke filluar nga sonte, themi qartë: Nuk do të harrojmë më, nuk do të heshtim më dhe nuk do të kemi më frikë”, tha Hodai.

Na lejoni të jetojmë në këtë sistem dhe shoqëri, kështu u shpreh Angella Kekenovska.

“Sistemi është i radhës, është koha ta ndryshojmë, është koha t’i japim fund, është koha për zgjidhje”, tha ajo.

Blendi Hodai shtoi se institucionet kanë frikë kur bashkohen njerëz të ndershëm. Kur qytetarët kërkojnë drejtësi, llogaridhënie dhe një fillim të ri.

“Kjo është luftë mes të ndershmëve dhe të korruptuarve. Mes atyre që e duan shtetin – dhe atyre që e përdorin shtetin.
Ne kërkojmë zero tolerancë ndaj korrupsionit. Zero heshtje kur institucionet dështojnë. Zero frikë kur përballemi me padrejtësi. Sepse ne u jemi borxhli atyre – të gjithë atyre që vuajtën, të gjithë atyre që humbën, të gjithë atyre që ishin viktima të një sistemi që në vend që të mbrojë – vret. Ndërsa ata mbushin xhepat, ne do mbushim rrugët”, tha Hodai.

You Might Also Like

Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët

Komisioni për Sëmundje Infektive: Rrezik i ulët nga hantavirusi në Maqedoni

Bie numri i porsalindurve për 30 % në dhjetë vite

Petar Arsovski: Nuk është në rregull që Kodi Zgjedhor të miratohet pa opozitën, por edhe LSDM duhet të mendojë të kthehet prapa

Qeveria ndan 13,8 miliardë denarë për projektet komunale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Saranda Imeri i reagon BDI-së: Kur vriteshin ushtarët e UÇK-së nuk reagonit si për Kreshnik Bekteshin
Next Article “Telenovelë e destinuar të vdesë”, Hitaj flet për batutat virtuale të Ramës e Bashës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Komisioni për Sëmundje Infektive: Rrezik i ulët nga hantavirusi në Maqedoni
Maqedoni
Bie numri i porsalindurve për 30 % në dhjetë vite
Maqedoni
Petar Arsovski: Nuk është në rregull që Kodi Zgjedhor të miratohet pa opozitën, por edhe LSDM duhet të mendojë të kthehet prapa
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?