By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pacienti i parë i lënduar i cili u kthye nga Beogradi, Darko Stojanov i falënderoi mjekët që ia shpëtuan jetën dhe të gjithë për mbështetjen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pacienti i parë i lënduar i cili u kthye nga Beogradi, Darko Stojanov i falënderoi mjekët që ia shpëtuan jetën dhe të gjithë për mbështetjen
Maqedoni

Pacienti i parë i lënduar i cili u kthye nga Beogradi, Darko Stojanov i falënderoi mjekët që ia shpëtuan jetën dhe të gjithë për mbështetjen

admin
Last updated: 26/03/2025 11:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

hkup, 26 mars – Darko Stojanov është pacienti i parë i cili u kthye nga mjekimi nga Beogradi, i cili ishte lënduar në tragjedinë në Koçan. Ai dje u prit nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe drejtori i ISHP Klinikës së Toksikologjisë – Shkup, Andon Çibishev.

Çibishev dje tha se pacienti i kthyer nga Serbia është në gjendje të përgjithshme klinike plotësisht të përmirësuar dhe se do të bëhen edhe disa testime klinike që të jenë të sigurt se mund ta lëshojnë në shtëpi.

Shtoi se sipas Planit të Shtabit të Krizës ka përgatitur shumë ekipe, të cilët përbëhen nga psikiatër dhe psokologë të cilët do të punojnë me pacientët të cilët mjekohen në vend dhe ata që do të kthehen nga jashtë.

Taravari, gjatë pritjes së pacientit nga jashtë, tha se sipas protokolleve të cilat tashmë ishin pranuar nga Shtabi i Krizës në Ministrinë e Shëndetësisë, çdo pacient i cili kthehet në vend minimum 24 orë do të ndiqet nga klinika ku do të bëhet triazhë dhe do të jetë në Klinikën e Toksikologjisë.

Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski, njoftoi se do të vazhdojë gradualisht kthimi i pacientëve të cilët mjekohen në spitale jashtë vendit të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Darko Stojanov, sot në mëngjes u prononcua në rrjetet sociale duke falënderuar mjekët të cilët i shpëtuan jetën, si dhe të gjithë që i ofruan ndihmë në këtë periudhë të vështirë të shërimit. Ai thotë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe e qëndrueshme dhe se tani do të vijojë proces pak më i gjatë i shërimit, derisa të sanohen të gjitha pasojat.

Për momentin 113 pacientë të lënduar nga zjarri i tmerrshëm në Koçan mjekohen jashtë vendit. Prej tyre, gjatë ditës pritet të kthehen pesë, ndërsa gjatë ditës së nesërme edhe katër.

Në tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 180 janë lënduar. 

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policia ndalon pesë transportues publik në Tetovë, nuk posedonin licencë
Next Article Taravari: Në koalicionin VLEN situata është stabile dhe në koalicionin qeveritar gjithçka është në rregull

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?