By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shtyhet seanca e Këshillit të Prokurorëve Publikë në të cilën duhej të shqyrtohej propozimi për shkarkimin e Lupço Kocevskit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shtyhet seanca e Këshillit të Prokurorëve Publikë në të cilën duhej të shqyrtohej propozimi për shkarkimin e Lupço Kocevskit
Maqedoni

Shtyhet seanca e Këshillit të Prokurorëve Publikë në të cilën duhej të shqyrtohej propozimi për shkarkimin e Lupço Kocevskit

admin
Last updated: 26/03/2025 12:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 mars – Është shtyrë seanca e Këshillit të Prokurorëve Publikë në të cilën duhej të shqyrtohej propozimi për shkarkimin nga funksioni prokuror publik i RMV-së i parashtruar nga Qeveria. Mbledhja, siç informoi kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrieska, është shtyrë për shkak të mospasjes së kuorumit – mungesë e tre anëtarëve dhe për gjithçka më tutje do të informohet publiku.

Propozimi për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik Lupço Kocevski është pika e dytë e rendit të ditës së seancës 22, e cila fillimisht ishte caktuar për më 18 mars, por Këshilli e shtyu për shkak të zisë shtatëditëshe të shpallur pas tragjedisë e cila ndodhi në Koçan.

Afatet për shqyrtimin e propozimit për shkarkim të Kocevskit ende vijojnë dhe Këshilli do të duhet ta shqyrtojë propozimin më së voni javën e ardhshme.

Kryeministri Hristian Mickoski, deklaroi dje se procedura për shkarkimin e prokurorit publik Kocevski do të ndalet për momentin deri aty ku gjendet.

“Në këtë moment, duke marrë parasysh situatën e ndjeshme në shoqëri, planifikojmë ta ndalojmë atë procedurë aty ku është, sepse vlerësojmë që prokurorët që po punojnë konkretisht në rastin që ka ndodhur në Koçan duhet të punojnë dhe të bëjnë punën e tyre, t’u japim mundësi të bëjnë punën e tyre. Kur thashë se jemi të kënaqur, realisht kam parë se ka pasur një aksion dhe punë të përbashkët në mes të MPB-së dhe Prokurorisë Publike, që ka rezultuar me sigurimin e 34 personave që kanë edhe dyshimin më të vogël për lidhje me këtë rast”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ngjarjes për fillimin e ndërtimit të parkut në lagjen Radishan.

Qeveria më 11 shkurt të vitit 2025 mori vendim që të fillojë procedurë për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik Kocevski i cili u zgjodh në këtë pozitë para një viti, ndërsa mandati i tij zgjat gashtë vjet. Ministria e Drejtësisë, duke vepruar pas konkluzionit nga mbledhja e 50-të e Qeverisë, e përgatiti Propozim-mendimin për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik.

Kocevski, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, ka vepruar në lëndë në të cilat sipas dispozitave ligjore kanë ekzistuar rrethana të cilat shkaktojnë dyshim në paanshmërinë e tij, si dhe konflikt i interesave, ndërsa për të cilat rrethana ai është dashur të dijë dhe të përjashtohet. Prokurori republikan Kocevski e mohon akuzën se ka vepruar jashtëligjshëm duke theksuar se e ka ndjekur ligjin dhe afatet në të.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Teatri i absurdit vazhdon
Next Article Kryqi i Kuq: Paguhet ndihma për 58 familjet e viktimave dhe 99 të lënduarve nga zjarri në Koçan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?