By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deklaratë e Përbashkët me Izraelin, Koçiu: Partneritet i fortë në kujdesin shëndetësor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Deklaratë e Përbashkët me Izraelin, Koçiu: Partneritet i fortë në kujdesin shëndetësor
Shqipëri

Deklaratë e Përbashkët me Izraelin, Koçiu: Partneritet i fortë në kujdesin shëndetësor

admin
Last updated: 26/03/2025 13:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Është firmosur sot, Deklarata e Përbashkët mes Ministrisë së Shëndetësisë së Shtetit të Izraelit dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë, përmes së cilës hapet rruga për një partneritet më të fortë në kujdesin shëndetësor dhe shkëmbimin e eksperiencave në mjekësi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se gjatë takimit, u diskutua mbi sfidat e sistemit shëndetësor dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, por sipas Koçiut fokus të veçantë, kishte edhe në specializimin për mjekët shqiptarë pranë qendrave spitalore izraelite, si dhe partneriteti me Sheba Medical Center.

Më herët, në kuadër të bashkëpunimit me Izraelin, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është binjakëzuar me qendrën spitalore më të madhe izraelite, “Sheba Medical Center”, një partneritet strategjik i cili do të kontribuojë në rritjen e standardeve të shërbimeve shëndetësore për qytetarët shqiptarë.

Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar në ambientet e MSHMS me praninë e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe CEO-s së “Sheba Medical Hospital”, Yitshak Kreiss.

Ky bashkëpunim synon forcimin e kapaciteteve të shërbimit onkologjik, rritjen e standardeve dhe ofrimin e zgjidhjeve moderne për shëndetin e qytetarëve. Ky bashkëpunim i QSUNT me “Sheba Medical Center”, nis nga menaxhimi, te teknologjia, trajnimet dhe barnat.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Von der Leyen dhe Costa përmendin kushtet: E ardhmja e Serbisë në BE, por pasi i kryen reformat
Next Article Kualifikimi për gradën e tretë “Mësues Mjeshtër”, Manastirliu: Faqe web e krijuar nga mësuesja dhe nxënësit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?