By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Miteva: Kontrollet vazhdojnë, pesë ekipe inspektimi janë aktivisht në terren dhe po kryejnë verifikime në objektet e destinuara për ahengje dhe grumbullime të mëdha
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Miteva: Kontrollet vazhdojnë, pesë ekipe inspektimi janë aktivisht në terren dhe po kryejnë verifikime në objektet e destinuara për ahengje dhe grumbullime të mëdha
Maqedoni

Miteva: Kontrollet vazhdojnë, pesë ekipe inspektimi janë aktivisht në terren dhe po kryejnë verifikime në objektet e destinuara për ahengje dhe grumbullime të mëdha

admin
Last updated: 26/03/2025 15:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 mars –  Vazhdojmë me konferencat tematike për shtyp, ku do t’ju informojmë në mënyrë të detajuar dhe transparente për të gjitha aktivitetet e ndërmarra dhe më e rëndësishmja, për ecurinë e procedurave dhe fazën në të cilën ndodhen të gjitha proceset. Për dallim nga e kaluara, kur institucionet ishin të ngadalta, joefikase ose zbatonin ligjin në mënyrë selektive, sot ne po demonstrojmë një qasje ndryshe – të bazuar në veprim të shpejtë, rregulla të qarta dhe tolerancë zero ndaj parregullsive.

Në këtë konferencë për shtyp do të drejtohen edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, si dhe natyrisht, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

Unë fillimisht, dua t’ju informoj se, nëse deri tani kemi folur për kontrollet e kryera dhe të përfunduara duke prezantuar shifra të detajuara, sot dua të theksoj se, nga aspekti juridik dhe administrativ, i gjithë dokumentacioni i nevojshëm i lidhur me inspektimet e fundit është përpunuar plotësisht. I gjithë procesi është përfunduar në formën e një raporti zyrtar dhe është dorëzuar te institucionet përkatëse. Me këtë, Inspektorati Shtetëror i Tregut e ka përmbyllur zyrtarisht dhe ligjërisht pjesën e parë të procesit në një kohë rekord, duke siguruar efikasitet dhe përputhje me rregulloret.

Së dyti, dua të informoj se, duke filluar nga sot, pesë ekipe inspektimi janë aktivisht në terren dhe po kryejnë kontrolle në objektet e destinuara për ahengje dhe grumbullime të mëdha, ashtu siç kemi paralajmëruar. Këto inspektime janë të fokusuara në verifikimin e përmbushjes së kushteve minimale teknike të kërkuara nga ligji. Në ditët në vijim, presim një raport të ri nga këto kontrolle, i cili do të japë një pasqyrë më të qartë mbi nivelin e përputhshmërisë dhe të gjitha masat korrigjuese që do të duhet të ndërmerren.

Qeveria jonë nuk është këtu për të bërë qasje analitike pa hapa konkretë. Ne jemi këtu për të vepruar. Nuk do të lejojmë anarki apo standarde të dyfishta dhe do të vazhdojmë të forcojmë efikasitetin institucional me qëllim që të sigurojmë që rregullat të vlejnë për të gjithë në mënyrë të barabartë. Opinioni meriton siguri, drejtësi dhe institucione që i shërbejnë atij, dhe jo e kundërta.

Mbetemi të përkushtuar ndaj këtij misioni dhe do t’ju informojmë rregullisht për rezultatet e përpjekjeve tona, gjetjet dhe aktivitetet e ndërmarra si pjesë e këtij procesi.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kallëzim penal për një të punësuar në DAP, e ka lajmëruar menaxherin e kazinos se kur do të ketë kontroll
Next Article Jon Frçkoski dorëhiqet nga funksioni në parti pas akuzave se ka përdorur kokainë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?