By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: iPad ndihmon në zgjidhjen e krimit pas pesë viteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > iPad ndihmon në zgjidhjen e krimit pas pesë viteve
Teknologji

iPad ndihmon në zgjidhjen e krimit pas pesë viteve

admin
Last updated: 26/03/2025 15:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Nga Britania e Madhe vjen një histori si nga filmat hollivudianë, ku në rolin kryesor është iPad-i i Apple-it, i cili ka luajtur rolin e “heroit” në zgjidhjen e një rasti vjedhjeje dhe përpjekjeje për vrasje.

E gjithë kjo ka filluar me vjedhjen e një vaze nga dinastia Ming nga një muze në Zvicër, një shkëmbim zjarri në shtëpinë e një komediani në Woodford, Londër, dhe një grabitje në një apartament luksoz. Në dukje, këto raste nuk dukeshin të lidhura, por në fakt, ato janë pjesë e një rrjeti të komplikuar ndërkombëtar kriminal, që policia arriti ta zbulojë pas gjashtë vjetësh hetimesh.

Moment kyç ndodhi kur nën baltën dhe rërën në bregun e lumit Temzë u gjet një iPad mini. Ky tablet rezultoi të ishte prova kyçe që ndihmoi policinë në zgjidhjen e rastit. Falë këtij aparati, tre persona u dënuan për përfshirje në përpjekjen për vrasje të njërit prej grabitësve më të njohur britanikë.

Një nga momentet më të rëndësishme në zgjidhjen e rastit ndodhi në nëntor të vitit 2024, kur një gjurmë e vogël në një deklaratë i çoi policinë në një lokacion të caktuar në bregun e lumit Temzë. Me ndihmën e detektorëve të metalit, u gjet iPad-i nën rërë dhe baltë. Falë ekipit të forenzikëve, policia arriti të gjente kartën SIM dhe të dhënat që lidhën iPad-in, iPhone-in dhe disa të dyshuar, duke zbuluar kështu rastin.

Policia mundi të ndjekë adresat e email-eve deri tek i dyshuari kryesor dhe partneri i tij, dhe u hetuan gjithsej 59 blerje në Amazon dhe eBay. Ndër produktet e blera ishin dhe telefona Nokia të pa regjistruar, të cilët ishin përdorur për të koordinuar komplotin për vrasje.

Në fund, tre burra, të cilët ishin kriminelë ndërkombëtarë të eksperiencës, u kapën dhe u çuan në drejtësi pasi detektivët ndjekën teknologjinë e tyre të hedhur. Ata u dënuan për komplot për vrasje, dhe dënimi do të shpallet më 25 prill.

Ky nuk është i vetmi aparat që ka luajtur një rol në zgjidhjen e krimeve. Pajisjet Apple AirTag po bëhen heronj në shumë histori, duke ndihmuar në gjetjen e objekteve të vjedhura, por edhe policinë në kapjen e hajdutëve.

You Might Also Like

Xreal hap porositë paraprake për syzet Aura Android XR, çmimi nis nga 1,279 dollarë

Kompania franceze Sesterce planifikon ndërtimin e një qendre të madhe të të dhënave në Finlandë, investim që pritet të kalojë 10 miliardë euro

Përdoruesit në BE do të presin ende për Siri AI, Apple ka një strategji interesante

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së urdhëron përdorimin e termit “superinteligjencë” në vend të “inteligjencës artificiale”

Apple përgatit aplikacionet për iPhone Duo para lansimit: vendos rregulla të reja për zhvilluesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aston Martin sjell veturën që arrin shpejtësinë 342 km/h
Next Article Thyhet rekordi botëror i pasimeve në basketboll

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?