By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria e ndërprenë procedurën për shkarkimin e Prokurorit publik shtetëtor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria e ndërprenë procedurën për shkarkimin e Prokurorit publik shtetëtor
MaqedoniTOP LAJM

Qeveria e ndërprenë procedurën për shkarkimin e Prokurorit publik shtetëtor

admin
Last updated: 26/03/2025 15:38
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 mars – Procedurën për shkarkimin e prokurorit publik shtetëro Ljupço Kocevski, Qeveria do ta ndërpresë edhe nëse merr mendim nga Këshilli i Prokurorisë Publike, gjegjësisht nuk do ta dërgojë në Kuvend, tha zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva.

E pyetur nëse Qeveria do t’i dërgojë letër Këshillit të Prokurorisë Publike se procedura e shkarkimit është duke u ndërprerë apo do të presë që të deklarohet, Miteva tha se Këshilli i Prokurorisë Publike do të veprojë sipas afateve.

“Ajo që u referua si vendim i Qeverisë për ndërprerjen e procedurës i referohet pjesës ku Qeveria pas marrjes së mendimit duhet ta dërgojë këtë mendim në Kuvend. Më lejoni të sqaroj se edhe nëse Qeveria merr një mendim nga Këshilli i Prokurorisë Publike, do ta ndërpresë procedurën, gjegjësisht nuk do ta dërgojë në Kuvend dhe sigurisht që Këshilli i Prokurorisë Publike do të veprojë sipas afateve që i ka, tha Miteva, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sot në konferencë për shtyp në Qeveri.

Propozimi për shkarkimin e Ljupço Kocevskit nga pozita e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, i paraqitur nga Qeveria, është dashur të shqyrtohet sot nga Këshilli i Prokurorisë Publike në seancë, por është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit.

Afatet për shqyrtimin e propozimit për shkarkimin e Kocevskit janë ende në rrjedhë dhe Këshilli do të duhet të shqyrtojë propozimin më së voni javën e ardhshme.

 

Едногласно со 62 гласа „за“ Собранието го избра Љупчо Коцевски за нов државен јавен обвинител. Исто така едногласно, но со 63 гласа „за“ Собранието во рамките на 140-тата седница го избра и И

Kryeministri Hristijan Mickoski dje deklaroi se procedura për shkarkimin e prokurorit publik Kocevski do të ndërpritet në momentin deri aty ku ndodhet.

“Në këtë moment, duke marrë parasysh situatën e ndjeshme në shoqëri, planifikojmë ta ndalojmë atë procedurë aty ku është, sepse vlerësojmë që prokurorët që po punojnë konkretisht në rastin që ka ndodhur në Koçan duhet të punojnë dhe të bëjnë punën e tyre, t’u japim mundësi të bëjnë punën e tyre. Kur thashë se jemi të kënaqur, realisht kam parë se ka pasur një aksion dhe punë të përbashkët në mes të MPB-së dhe Prokurorisë Publike, që ka rezultuar me sigurimin e 34 personave që kanë edhe dyshimin më të vogël për lidhje me këtë rast”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ngjarjes për fillimin e ndërtimit të parkut në lagjen Radishan.

Qeveria më 11 shkurt të vitit 2025 mori vendim që të fillojë procedurë për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik Kocevski i cili u zgjodh në këtë pozitë para një viti, ndërsa mandati i tij zgjat gashtë vjet. Ministria e Drejtësisë, duke vepruar pas konkluzionit nga mbledhja e 50-të e Qeverisë, e përgatiti Propozim-mendimin për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik.

Kocevski, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, ka vepruar në lëndë në të cilat sipas dispozitave ligjore kanë ekzistuar rrethana të cilat shkaktojnë dyshim në paanshmërinë e tij, si dhe konflikt i interesave, ndërsa për të cilat rrethana ai është dashur të dijë dhe të përjashtohet. Prokurori republikan Kocevski e mohon akuzën se ka vepruar jashtëligjshëm duke theksuar se e ka ndjekur ligjin dhe afatet në të.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Supremja refuzon ankesën e koalicionit PDAK – LPB për rinumërim të votave
Next Article Kuvend: Puna e Kuvendit dhe deputetëve vazhdon në format e tjera të zakonshme, janë anuluar vetëm seancat plenare dhe komisionet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?