By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LVV kërkoi anulimin e votave me postë, Supremja ia hedh poshtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LVV kërkoi anulimin e votave me postë, Supremja ia hedh poshtë
Maqedoni

LVV kërkoi anulimin e votave me postë, Supremja ia hedh poshtë

admin
Last updated: 26/03/2025 16:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar edhe ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje me të cilën ka kërkuar që të anulohen rezultatet e votimit me postë për subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidatët e saj.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se ankesa e pranuar me datë 21 mars 2025 e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.641/2025 është refuzuar si e pabazuar.

“Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Anr.641/2025, të datës 19.03.2025, është vendosur: REFUZOHET e pabazuar ankesa A.nr.641/2025, të datës 17.03.2025 e subjektit politik: Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me seli në Prishtinë, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me seli në Prishtinë, Nr.01/727- 2025, të datës 15 Mars 2025, për shpalljen e rezultateve përfundimtare për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 09.02.2025, me të cilën ka kërkuar që të anulohen rezultatet e votimit me postë për subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidatët e saj, gjithsej 18933 vota dhe këto vota të largohen nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ta urdhërojë KQZ-në që të përsërisë votimin me postë në tërësi si dhe ti largoj nga lista e kandidatëve të subjektit politik LDK kandidatët të cekur me emër e mbiemër në arsyetimin e kësaj ankese, për shkak të manipulimit me vota të ardhura me postë dhe të mos e lejojë subjektin politik LDK ti zëvendësoj kandidatët e larguar”, thuhet në vendim.

Po ashtu, Supremja refuzoi edhe kërkesën e Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDAK) – LPB, me seli në Ferizaj.

Ndryshe, më datë 24 është refuzuar ankesa e kandidatit për deputet Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës-PDK, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.636/2025.

 

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Njohja e Kosovës nga Kenia, Osmani falënderon homologun e saj Ruto dhe ish-presidentin Pacolli për angazhimin e tij
Next Article Donald Trump kritikon ashpër gazetaren e CNN-it

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?