By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ASHMAA: Janë parashtruar një ankesë për kundërvajtje dhe tetë paralajmërime publike për katër media
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ASHMAA: Janë parashtruar një ankesë për kundërvajtje dhe tetë paralajmërime publike për katër media
Maqedoni

ASHMAA: Janë parashtruar një ankesë për kundërvajtje dhe tetë paralajmërime publike për katër media

admin
Last updated: 26/03/2025 17:29
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Gostivar, 26 mars – Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) në tre muajt e fundit ka mbikëqyrur të gjitha programet televizive dhe radio të servisit Publik radiodifuziv dhe punën e tyre si pjesë e aktiviteteve të zbatuara në përputhje me Programin vjetor të punës.

Drejtori i ASHAAV-së, Zoran Trajçevski, theksoi se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar tetë paralajmërime publike për katër radiodiuzerë – MRT 3, TV Due, TV Spektra dhe TV Njuz, u miratuan tre aktvendime për paralajmërim publik të operatorit Multimedia Netvork L për shkak të riemetimit të serviseve programore që nuk janë të regjistruara në Agjenci; riemetimi i servisit programor për një radiodifuzer vendorë jashtë zonës së servisit për të cilin ka marrë lejen për emetim televiziv dhe për mosdorëzim në Agjencinë sinjal me të njëjtën përmbajtje si ajo në dispozicion të parapaguesve të tij.

Trajçevski tha në prezantim se vetëm një shkelje është konstatuar në MRT3 për detyrimin e sigurimit të informacioneve që duhet të bëhen të arritshme për përdoruesit.

“Mbeten të zbatohen edhe disa mbikëqyrje të rregullta që do të kryhen në stacionet televizive kombëtare Nasha TV, 24 Vesti, TV Sonce, TV Klan Maqedoni, TV Shenja dhe TV Kompani 21-M”, tha drejtori Trajçevski.

Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi në Koçan, disa ditë është zbatuar mbikëqyrje e jashtëzakonshme programore mbi programet e transmetuesve për njoftimin për tragjedinë, si dhe për respektimin e programit gjatë ditëve të zisë.

“Agjencia u dërgoi njoftime të gjithë redaktorëve të stacioneve televizive dhe radiofonike me udhëzime për mënyrën e përshtatjes së ofertës së programit për periudhën shtatë ditore të zisë. Sigurisht, ka pasur lëshime, por rrallë dhe në asnjë rast nuk kanë qenë të qëllimshme”, tha Trajçevski.

Ai vuri në dukje se është zbatuar mbikëqyrje e jashtëzakonshme programore ndaj parashtresës për “gjuhën e urrejtjes” në emisionin Java na TV ALFA. Gjatë mbikëqyrjes nuk është konstatuar shkelje

Pas mbikëqyrjeve kontrolluese programore dhe administrative për shkeljet e kryera, mediave TV Due, TV Njuz dhe TV Star u janë shqiptuar masa të paralajmërimit publik, derisa TV Spektra iu nënshtrua procedurës kundërvajtëse, e cila është në rrjedhë.

Në mbikëqyrjen e 19 botuesve të medias së shtypura nuk janë konstatuar shkelje në asnjë subjekt.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Mbi operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik janë kryer gjithsej 23 mbikëqyrje, nga të cilat 21 kanë qenë të rregullta dhe dy të jashtëzakonshme.

“Radiodifuzerëve dhe operatorëve të cilëve u është shqiptuar masa – paralajmërim publik, u është urdhëruar të harmonizojnë punën e tyre, ndërsa pas skadimit të afatit për harmonizim ligjor, do të kryhet mbikëqyrja kontrolluese”, potencoi drejtori Trajçevski.

Në tremujorin e parë të operimit të ASHAAV, është zbatuar me sukses procedurë e shlyerjes me TV KOMPANI 21-M.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në tre muajt e parë janë iniciuar nëntë procedura për heqjen e licencës së emetimit të radios dhe televizionit.

“Ndërkohë, tetë radiodifuzerë kanë paguar plotësisht kompensimin vjetor për lejen brenda afatit të përcaktuar ligjërisht, pas çka këto procedura të filluara për revokimin e lejeve janë ndërprerë nga Agjencia. Vetëm TV Shutel nuk e pagoi kompensimin vjetor për lejen, prandaj Agjencia mori vendim për heqjen e lejes”, tha Trajçevski.

Është miratuar një Vendim për dhënien e lejes për emetim të servisit programor radiofonik radio me format të përgjithshëm në gjuhën maqedonase, në nivel lokal, në fushën e Komunës së Kumanovës. Është miratuar edhe Vendim për vazhdimin e vlefshmërisë së licencës së emetimit televiziv të Televizionit Uskana Media për një periudhë prej nëntë vjetësh.

Lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan, Këshilli i Agjencisë në seancën e mbajtur më 19 mars miratoi Vendim për dhënien e ndihmës financiare – donacion në vlerë të përgjithshme prej 1.5 milion denarë.

“Donacioni do të bëhet përmes Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, në llogari të veçantë të dedikuar – Fondin e Solidaritetit”, tha Trajçevski.

I pyetur nga një gazetar për të komentuar ndalimin e regjistrimit nga dronët në protesta, drejtori Trajçevski vuri në dukje se ASHAAV nuk është kompetente për atë fushë.

“Ne nuk kemi kurrfarë kompetence. Këto vendime janë marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme në bazë të vlerësimit të tyre. Ne nuk marrim pjesë në miratimin e vendimeve të tilla, e as që kemi kompetencë ligjore”, tha Trajçevski në përgjigjen e tij.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sa është e angazhuar BE-ja për zgjerim?
Next Article BDI: Pronari i klubit në Koçan, merret nga policia PA pranga! Ish-ministri që nuk ka lidhje me tragjedinë, shoqërohet ME pranga

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?