Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, ka thënë se po vazhdon me ritëm të shtuar vaksinimi i qytetarëve në kryeqytet.
Sadiku ka deklaruar se vaksina është masa më e mirë për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse.
“Mbi 15000 qytetarë janë vaksinuar nga janari deri tani. Për herë të parë ka filluar vaksinimi i djemve me vaksinën e HPV. Është rritur numri i të vaksinuarve për morbill. Vaksina është masa ma e mirë për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse”, ka deklaruar ai.
