By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Taksë e sheshtë 10%, TVSH zbret në 15%
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Taksë e sheshtë 10%, TVSH zbret në 15%
Shqipëri

Berisha: Taksë e sheshtë 10%, TVSH zbret në 15%

admin
Last updated: 27/03/2025 12:19
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot gjatë takimit konsultativ me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shoqatat e biznesit me temë “Hartimi i një platforme për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”.

Berisha e nisi fjalën e tij me një përshëndetje për sipërmarrësit e Shqipërisë që sipas tij, ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kushte të vështira si në asnjë vend tjetër.

“U garantoj ju dhe të gjithë sipërmarrësit se do bëjmë gjithçka që ky vend të prodhojë sa më shumë, sa më me cilësi dhe sa më me konkurrencë. Ne kemi shpallur dhe jemi të bindur se alfa dhe omega e programit tonë duhet të jetë ekonomia. Kjo gropë e tmerrshme që po krijohet në këtë vend nga largimi masiv i shqiptarëve ka në themel ekonominë”, tha Berisha.

“Jakaj paraqiti këtu shqetësime ndër më seriozet dhe unë po marr sektorin e ndërtimit. Ai tregoi se në këtë sektor, taksat janë 10 dhe 12-fishuar. Kush i paguan këto të dashur qytetarë? Këto i paguani ju. Qeveria ua vendos ndërtuesve, ndërtuesit janë të detyruar t’i pasqyrojnë në çmimet e banesave. Ato ose shndërrohen në mollë të ndaluar, ose ju duhet të punoni dekada të tëra për të blerë një apartament”, vijoi Berisha.

Lideri demokrat pohoi se “sektori i dytë i fuqishëm ku mbështetet Shqipëria është turizmi”.

“Por, në vlerësimin e qeverisë, 10 milionë turistë me 7 milionë net fjetje, tregon se në këtë sektor, po të krahasohemi me Malin  e Zi, që merr 2.7 milionë turistë në vit, ne kemi një informalitet prej 80 përqind. Ky informalitet pasqyrohet direkt te qytetari i thjeshtë, sepse qytetari i thjeshtë përfiton nga shitja në këtë sektor gjithsej 7-8 milionë euro në buxhetin e shtetit, në një kohë kur ky qytetar shpenzon për këtë sektor çdo vit 430 milionë euro”, tha ai.

Berisha tha se është jetike një ndërhyrje emergjente, “një revolucion të vërtetë në ekonomi me të cilin ne besojmë se do shënojmë një kthesë rrënjësore”.

“Ne besojmë se paratë në kontot e tyre janë më të vlefshme për shoqërinë dhe qytetarët se sa në kontot e qeverisë, sepse kjo u jep mundësi të mëdha punësimi dhe zgjerimi të aktivitetit. Ndaj dhe ne do kalojmë në një sistem fiskal në të cilin së pari do ketë stabilitet të atij sistemi”, tha Berisha.

“Do vendoset taksa e sheshtë 10 përqind. Ne jemi për taksën 10 përqind, taksa e shekujve dhe mijëvjeçarëve e njerëzimit. Është faktuar si taksa më e drejtë, është faktuar si taksa që i jep frymëmarrje ekonomisë. E kemi eksperimentuar ne në vitin 2005 dhe jo vetëm që nuk patëm ulje të të ardhurave, por patëm dyfishim. Por, taksa 10 përqind do mbetet ndjellëse për të gjitha taksat e tjera”, shtoi Berisha.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ne do ulim progresivisht detyrimin e sigurimeve shoqërore. Ne po shkonim drejt saj dhe absolutisht ai ishte një veprim shumë i drejtë. Nuk mund të them se kjo do bëhet në 100 ditët e para, por kjo do bëhet në mënyrë të padiskutueshme. TVSH-ja nuk ka më tabu. Do zbritet në 15 përqind me qëllim për të zbritur edhe më poshtë.

Nuk mund të besoj unë se ai 20-përqindëshi është një nivel i shenjtë dhe nuk do preket. Do preket, do e ulim në 15 përqind. E kemi pasur dikur 12.5 përqind. Tani do zbresim tek 15-a për të parë se ku mund të zbresim përsëri”, theksoi Berisha.

“Energjia elektrike do jetë më e lira në Europë. 6 lekë për kilovat orë. Shqipëria ka çdo potencial për të furnizuar biznesin me 6 lekë kilovat orë. Kaskada e Drinit e bën të mundur për çdo sipërmarrje energjetike. I fryjnë ata kostot duke punësuar një armatë militantësh dhe kostot i paguajnë qytetarët dhe biznesi. Pra, nga 18-24 lekë që është tani, do zbresë në 6 jetë dhe do jetë ndër vendimet e para të 100-ditëshit”, u shpreh ish-kryeministri.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Taksa e shitjes së pronës do ulet në 2 përqind nga 15 përqind që është. Çmimi i karburanteve në pikat e shitjes me pakicë do jetë plus/minus 10 përqind me çmimin në Kosovë dhe Maqedoni. Nuk do shkojnë më njerëzit me mbushë serbatorët në zonat kufitare. Ata e shesin më lirë se taksa në një litër naftë është 1.1 euro këtu, nuk ekziston në asnjë vend tjetër. Tjerët e shesin 1.1 euro në pompa, ne i vendosim taksë 1.1 euro. Merr fund kjo”, tha ndër të tjera Berisha.

“Do reduktohet me 4 herë numri i inspektimeve. Inspektorët janë jo vetëm grabitës të mëdhenj të kohës së bizneseve. Ngulen aty dhe po t’u përllogaritësh ditët që humbet biznesi me inspektorët, mund të shkojnë në 50 ditë. Ne do instalojmë sistemin dixhital të inspektimeve. Kontrollet do bëhen mbi bazën e analizës së riskut.

Ne kemi objektiv të arrijmë në 30 përqind të PBB-së të ardhurat buxhetore, por ne jemi të bindur se kjo ulje jo që nuk do pakësojë, por do rrisë të ardhurat buxhetore.
Do ketë përjashtim nga taksat për 5 vite për të gjithë ata shqiptarë që kthehen dhe investojnë në vendin e tyre”, theksoi Berisha

:Sikundër taksa lokale nuk do jetë kurrë më shumë se 1 përqind e xhiros vjetore. Do bëjmë gjithçka për punësimin e të rinjve. Do marrim përsipër për çdo të ri të punësuar një vit sigurimet shoqërore. Çdo i ri që investon gjer në moshën 25 vjeç, pa taksa. Po kështu edhe gratë kryefamiljare”, përfundoi kreu i PD, Sali Berisha.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Investimet holandeze u rritën me 14%, arritën 2,54 miliardë euro
Next Article Rama sipërmarrësve të huaj: Koha të investoni në Shqipëri, potencial dhe mundësi e jashtëzakonshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?