By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqetësuese numri i vogël i të diplomuarve në ICT dhe mungesa tyre në administratën publike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shqetësuese numri i vogël i të diplomuarve në ICT dhe mungesa tyre në administratën publike
Maqedoni

Shqetësuese numri i vogël i të diplomuarve në ICT dhe mungesa tyre në administratën publike

admin
Last updated: 27/03/2025 12:51
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Instituti Riinvest ka prezantuar të enjten raportin “Kosova në Agjendën Digjitale të Ballkanit Perëndimor”, e cila ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të implementuar këto objektiva. Dy shqetësime që u thanë në këtë prezantim ishin, numri i vogël i të diplomuarve në ICT dhe mungesa profesionistëve të kësaj fushe në administratën publike, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se Kosova ka miratuar ligje dhe strategji që janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe aktivitete konkrete në fushën e infrastrukturës, digjitalizimit të shërbimeve publike dhe digjitalizimit të proceseve.

Benet Maloku, hulumtues në Institutin Riinvest, tha se objektivi i këtij raporti është të evidentohet gjendja mbi progresin në fushat e adresuara në Agjendën Digjitale të Ballkanit Perëndimor, si një marrëveshje që adreson rrugëtimin e Kosovës drejt përmbushjes së objektivave të digjitalizimit.

“Ndonëse Kosova ka bërë progres në fusha si qeverisja elektronike, lidhshmëria dhe edukimi digjital, ajo përballet ende me disa sfida të rëndësishme. Këto përfshijnë parasëgjithash ngritjen e nivelit të shkathtësive digjitale të qytetarëve dhe zyrtarëve të administratës publike, si dhe vazhdimi i mëtutjeshëm i digjitalizimit të shërbimeve publike. Gjithashtu, është një nevojë imediate për tejkalimin e problemeve kronike për avancimin e sistemeve të informacionit shëndetësor. Në anën tjetër zhvillimi respektivisht avancimi i shërbimeve digjitale në sektorin e arsimit mbetet një nga prioritet e rëndësishme. Në nivel rajoni Kosova qëndron në aspektin e lidhshmërisë ndër shtetet me numrin më të lartë të lidhjeve brezgjerë dhe perceptim të lartë pozitiv nga ulja e kostove të roamingut. Poashtu në aspektin miratimit të ligjeve në fushën e lidhshmërisë, identitetit digjital dhe sigurisë kibernetike, Kosova ka një përafrim me rregullativat e BE-së”, tha Maloku.

Në hulumtimin që ka zhvilluar Instituti Riinvest me ndërmarrjet në sektorët prodhues, rezultoi se ngritja e shkathtësive digjitale tek menaxhmentet dhe për punëtorët ishte thelbësorë për mbarëvajtjen e mëtutjeshme të afarizmit, kështu duke riafirmuar rolin që ka posedimi i këtyre shkathtësive për forcën punëtore.

“Adresimi i duhur i ngritjes së shkathtësive digjitale, së bashku me përmirësimin e infrastrukturës digjitale, do të ndihmojnë jo vetëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike dhe, por gjithashtu do të kontribuojnë në forcimin e integrimit të Kosovës në rajon dhe në tregun e Bashkimit Evropian. Hulumtimet e ardhshme duhet të përqendrohen në monitorimin e progresit të Kosovës në integrimin dhe zbatimin e teknologjive të reja si aplikimit të ‘Big Data’, ‘Cloud Sistemeve’ dhe ‘Inteligjencës Artificiale’ dhe aftësimin digjital si pjesë e proceseve të rëndësishëm”, tha ai.

Shqetësim tjetër sipas këtij hulumtimi është edhe numri i vogël i të diplomuarve në ICT. Aktualisht, Kosova ende qëndron mbrapa sa i përket përqindjes së numrit të diplomuarve në nivelin Bachelor krahas numrit të përgjithshëm të të diplomuarve.

“Ndonëse gjatë tre viteve të fundit kemi një rritje të interesimit për studime ne shkencat kompjuterike dhe në fushën e TIK, Kosova ende qëndron mbrapa sa i përket përqindjes së numrit të diplomuarve në nivelin Bachelor krahas numrit të përgjithshëm të të diplomuarve. Krahasuar me rajonin, përqindja e të diplomuarëve në Kosovë në TIK është afërsisht 7 për qind, ndërsa mesatarja e rajonit qëndron në 9.4 për qind (me përjashtim të Malit të Zi, i cili nuk kishte statistika të publikuara rreth numrit të studentëve të diplomuar në fushat përkatëse të studimit terciar). Poashtu sa i përket specialistëve të TIK që aktualisht janë të kyçur në tregun e punës, të dhënat publike zyrtare mungojnë. Duhet theksuar se gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë një sërë veprimesh në lidhje me identifikimin e nevojave për zhvillimin e njohurive digjitale dhe kapaciteteve tek punonjësit e ardhshëm. Nga viti 2022, në kuadër të projektit KODE, ishte implementuar programi YOU, i cili kishte për synim ngritjen e shkathtësive digjitale tek grup moshave të reja, me ç’rast janë trajnuar rreth 2000 individëve në teknologji të ndryshme 71. Një projekt tjetër që implementohet në kuadër të instrumentit financiar IPA 2, e që synim ka trajnimin në gjuhët programuese dhe vetëdijesimin digjital, është ‘Mbështetja e BE-së për konkurueshmërinë e sektorit të TIK të Kosovës’”, u shpreh ai.

Në kuadër të këtij projekti deri në vitin 2024 janë trajnuar mbi 2100 individë në ngritjen e shkathtësive digjitale

- Advertisement -
Ad imageAd image

Aty u tha se institucionet ta rrisin fokusin në Ligjin për Siguri Kibernetike, ndërsa shqetësuese u tha se është mungesa e ekspertëve në sektorin publik, pasi sektori privat po ofron më shumë kushte të përshtatshme.

Shqetësim tjetër që u potencua në këtë diskutim ishte edhe mungesa e IT-ve profesional në administratë publike. Sipas të pranishmëve, Kosova e ka më të ultë në rajon.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mungesë e efikasitetit të gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit, sidomos të profilit të lartë
Next Article Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?