By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: Një pjesë e madhe e shkollave në vend kanë pajisje të duhura zjarrfikëse
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janevska: Një pjesë e madhe e shkollave në vend kanë pajisje të duhura zjarrfikëse
Maqedoni

Janevska: Një pjesë e madhe e shkollave në vend kanë pajisje të duhura zjarrfikëse

admin
Last updated: 27/03/2025 14:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars – Në një pjesë më të madhe të shkollave në vend ekziston pajisje zjarrfikëse, por disa do të duhet të rinovohen dhe rergullohen, për çka po punohet në mënyrë aktive, porositi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Saktësoi se pajisje për shuarjen e zjarrit ka në të gjitha shkollat, por në disa shkolla, kryesisht në ambientet e brendshme, ndodh që aparatet zjarrfikëse të mos jenë kontrolluar gjatë vitit, edhe pse ka detyrim që ato të kontrollohen një herë në vit.

“Ato do të kontrollohen, ndërsa duhet të kontrollohen dhe zorrët e hidrantit, për të parë nëse janë në vendin e duhur dhe a janë në gjendje të mirë. Kjo është tani në vijim, ndërsa në këtë rol të madh kanë dhe komunat, sepse me procesin e decentralizimit, pushtetet lokale janë përgjegjëse për shkollat”, tha Janevska në pyetjet e gazetarëve për gjendjen me hidrantët dhe aparatet zjarrfikëse në shkollat ​​fillore dhe të mesme në vend, gjatë vizitës në shkollën fillore “Partenija Zografski” në Kisella Vodë, së bashku me kryetarin e komunës, Orce Gjorgjievskin.

E pyetur nëse janë planifikuar trajnime për studentët për ballafaqimin me situata krize, si në klubin “Puls” në Koçan, tha se organizimi i trajnimeve të tilla është në vijim.

“Në ditët e kaluara, krahas dhënies së ndihmës së parë psikologjike në rajonet e krizës, kam pasur disa takime me Kryqin e Kuq, Megjashin dhe institucione tjera, me të cilët jemi marrë vesh që të përforcojmë edukimin e studentëve, si të veprojnë në situatë krize. Shpresoj se nuk do të kemi nevojë, por dituria është e paçmuar dhe po fillojmë të punojmë për këtë”, saktësoi Janevska.

Potencoi se në periudhën e kaluar, Kryqi i Kuq ka punuar në edukimin e të rinjve për ofrimin e ndihmës së parë, por jo në situata krize siç është zjarri, tërmeti,…

“Tani do ta zgjerojmë këtë dhe do ta bëjmë pikërisht ashtu siç duhet të jetë. Kemi ofertë nga Ambasada gjermane për të ndihmuar në këtë, sigurisht se do ta pranojmë dhe jemi në vijim të organizimit. Marrëveshja fillestare është që ne fillimisht duhet të trajnojmë mësuesit që të dinë se si të sillen në situatë krize dhe më pas t’ua transferojmë këtë njohuri nxënësve. Ajo që është e rëndësishme, është se procesi ka filluar dhe do të vazhdojë derisa të përfundojë në tërë vendin”, potencoi Janevska.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Totaj: Maskara e Krushës së Vogël është një nga ngjarjet më tragjike të luftës së Kosovës
Next Article MPB: Privohet nga liria dhunuesi nga videoja e publikuar në TikTok

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?