By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPB: Privohet nga liria dhunuesi nga videoja e publikuar në TikTok
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > MPB: Privohet nga liria dhunuesi nga videoja e publikuar në TikTok
KronikaMaqedoni

MPB: Privohet nga liria dhunuesi nga videoja e publikuar në TikTok

admin
Last updated: 27/03/2025 14:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars – MPB-ja informon se pas video incizimit, i cili u shpërnda në mediat sociale, e në të cilin shihet se si një person mashkull sillet në mënyrë të dhunshme ndaj një personi femër, SPB Strumicë i ka ndërmarrë të gjitha veprimet zyrtare që janë në kompetencë të policisë, të ndërlidhura me rastin konkret, dhe dhunuesi është privuar nga liria. Bëhet fjalë për AA. (35) nga Radovishi.

Ngjarja në SPB Strumicë është paraqitur më 23 mars 2025 në orën 08.25 nga ana e nënës së viktimës. Menjëherë pas paraqitjes së pranuar, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate nga ana e nëpunësve policorë të SPB Strumicë-NJPB Radovish.

“Është konfirmuar se personi mashkull është А.А.(35) nga Radovishi, i cili ditën e njëjtë në oën 09.20 është privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin Policor Radovish. Gjithashtu, u krye bisedë zyrtare edhe me gruan e sulmuar, në praninë e punonjësit social nga Institucioni Publik Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Radovish,  me ç’rast ajo ka treguar se video incizimi është nga qershori i vitit 2024”, thuhet në kumtesë.

Nga MPB-ja sqarojnë se në rastin konkret ekziston dyshimi për veprën e kryer penale „lëndim trupor“ sipas nenit 130 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, ku në paragrafin 5 nga neni i njëjtë qëndron se përndjekja ndërmerret pas parashtrimit të propozimit për përndjekje, nga viktima ishte deklaruar se nuk dëshiron që të parashtrojë propozim dhe se videoja ishte dorëzuar nga nëna e saj.

Për ngjarjen u njoftua prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Radovish,  me udhëzimet e të cilit u ndërmorën edhe masat e mëtejme. Në bazë të masave të ndërmarra, nga ana e NJPB Radovish në Prokurorinë Themelore Publike Radovish më 25.03.2025 është ngritur kallëzim penal kundër А.А. për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale „lëndim trupor“ sipas nenit 130 paragrafi 2, dhe lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

MPB-ja njofton se vazhdojnë të ndërmerren veprime për hulumtimin e plotë të rastit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Padi ndaj drejtorit pasi gjatë pushimit vjetor u pagua sikur të punonte orë shtesë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janevska: Një pjesë e madhe e shkollave në vend kanë pajisje të duhura zjarrfikëse
Next Article Ish-kryeministri italian pasi ia tërhoqi flokët gazetares: Bëra gabim, koha të reflektojë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?