By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bashkëpunimi ushtarak, Vengu pret Shefin e FA të Kroacisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bashkëpunimi ushtarak, Vengu pret Shefin e FA të Kroacisë
Shqipëri

Bashkëpunimi ushtarak, Vengu pret Shefin e FA të Kroacisë

admin
Last updated: 27/03/2025 14:45
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes së, Pirro Vengu priti sot në një takim Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, Gjeneral Lejtnant, Tihomir Kundid.

Takimi u zhvillua në një frymë pozitive dhe produktive, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Takimi vjen në kuadër të nënshkrimit në Tiranë të “Deklaratës së Përbashkët e Bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes” ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Republikës së Kosovës.

Dokumenti u firmos disa ditë më parë nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anušić, dhe ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci.

Bashkëpunimi synon forcimin e aftësive mbrojtëse të tri vendeve, zhvillimin e industrisë dhe teknologjisë së Mbrojtjes, si dhe përmirësimin e ndërveprimit ushtarak në rajon.

Ky zhvillim strategjik pasqyron aleancën e ngushtë mes tri shteteve, të lidhura nga historia, sakrificat për liri dhe një vizion i përbashkët për një të ardhme të sigurt.

Gjithashtu, Shqipëria dhe Kroacia do të punojnë ngushtësisht për unifikimin e qëndrimeve politike në mbështetje të aspiratave të qytetarëve të Kosovës për integrim të plotë në strukturat rajonale dhe euroatlantike.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lufta ndaj krimit të organizuar, Dumani në Holandë takim me kryeprokurorin Lucas
Next Article Gjesti ‘godet’ Rozana Radin: Je kapur për flokësh me femra tjera për të dashur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?