By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Operacion i rrallë në Spitalin e Gjilanit – mjekët largojnë me sukses tek një pacient tumorin 10 cm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Operacion i rrallë në Spitalin e Gjilanit – mjekët largojnë me sukses tek një pacient tumorin 10 cm
Maqedoni

Operacion i rrallë në Spitalin e Gjilanit – mjekët largojnë me sukses tek një pacient tumorin 10 cm

admin
Last updated: 28/03/2025 09:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një operacion i rrallë dhe kompleks është kryer me sukses në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ku një ekip mjekësh të specializuar ka arritur të largojë një tumor 9-10 cm nga një pacient mashkull, duke përdorur metodën transanale/transrektale.

Në këtë ndërhyrje të suksesshme morën pjesë një ekip kirurgësh, të udhëhequr nga Dr. Kushtrim Qerimi, kirurg i përgjithshëm i kthyer nga Gjermania me një përvojë mbi 10-vjeçare në sallat kirurgjikale gjermane.

Pjesë e ekipit ishin gjithashtu Dr. Alban Bislimi, kirurg i përgjithshëm në Spitalin e Gjilanit, i cili po ashtu ka ndjekur trajnim në Gjermani, si dhe Dr. Vlora Demolli-Ajeti, kirurge e përgjithshme në të njëjtin institucion.

Operacioni u mbështet nga ekipi i anestezionit i drejtuar nga Dr. Selami Kurteshi, ndërsa në sallën operative kontribuuan edhe Dr. Arber Morina dhe Dr. Sevdail Mustafa. Një rol të rëndësishëm luajtën edhe instrumentaret Sofije dhe Fatjone.

Mjeku kardiolog, Dr. Besim Guda, i cili ishte ftuar me urgjencë për një konsultë paraoperatore, vlerësoi rastin si një ndërhyrje të veçantë, duke theksuar se diagnoza e tillë më parë nuk ishte trajtuar në Spitalin e Gjilanit.

Ai shprehu krenarinë për përkushtimin e mjekëve që, pas përvojës në Gjermani, janë rikthyer për të kontribuar në Kosovë.

“Ky është një tregim për shpresën që ka ky vend, për mjekët e rinj që po marrin përsipër përgjegjësinë e ecjes përpara. Ka shumë të tillë që gjejnë forcën dhe kthehen në vendlindje për të kontribuar,” tha Dr. Guda.

Sipas Gudës ky rast shënon një arritje të rëndësishme për Spitalin e Gjilanit, duke dëshmuar përparimin e tij në kryerjen e ndërhyrjeve të avancuara kirurgjikale.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komuna e Fushë Kosovës përkujton 168 martirët e masakrës me aktivitete përkujtimore
Next Article Rasti i Koçanit, Filipçe: Do të thërras takim të liderëve në Kuvend

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?