By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rasti i Koçanit, Filipçe: Do të thërras takim të liderëve në Kuvend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rasti i Koçanit, Filipçe: Do të thërras takim të liderëve në Kuvend
Maqedoni

Rasti i Koçanit, Filipçe: Do të thërras takim të liderëve në Kuvend

admin
Last updated: 28/03/2025 09:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 mars – Në Koçan ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme, e cila e ka tronditur mbarë popullin dhe të gjithë duhet të marrim mësim se si të veprojmë në të ardhmen për të parandaluar tragjedi të tilla, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Filipçe në “Kanal5” theksoi se pas kësaj tragjedie nuk mjaftojnë fjalët, duhet bashkim dhe mbështetje për familjet në Koçan dhe veprim për ndryshimin e gjërave.

“Duhet ta kthejmë në veprime reale, në hapa të vërtetë, sepse kjo është më e pakta që mund të bëjmë, nëse asgjë tjetër, për familjet që kanë humbur fëmijët e tyre, për familjet e tjera që kanë fëmijë që janë në trajtim dhe sigurisht për të gjithë shoqërinë që ne e shohim se kërkon ndryshime”, tha Filipçe.

Filipçe ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të kërkojë që të thirret një takim të liderëve në të cilin do të prezantojë planin se çfarë duhet bërë në periudhën e ardhshme për vendin dhe familjet nga Koçani.

“Javën e ardhshme do të bëj thirrje për një takim të liderëve në Kuvend, me liderët e partive më të mëdha politike, të cilit dua t’i prezantoj planin tim që mendoj se duhet dhe kemi detyrim të bëjmë për vendin. Të bëjmë atë që duhet në thelb, reforma reale në drejtësi, të bëjmë atë që nevojitet në thelb për të ndryshuar sistemin e kujdesit shëndetësor, për të filluar ndërtimin e Qendrës Klinike për të bërë ndryshime thelbësore në arsimimin e fëmijëve një ndryshim definitiv në sistemin e administratës publike, shohim se përkundër faktit që ka mbipunësim në parim, ka segmente ku ka mungesë të punëtorëve”, tha Filipçe.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Operacion i rrallë në Spitalin e Gjilanit – mjekët largojnë me sukses tek një pacient tumorin 10 cm
Next Article Dafina Zeqiri: Sa lehtë shndërrohet dashuria në dhunë, femicidi ekziston ende në Kosovë dhe Shqipëri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?