By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komiteti i Helsinkit: Deputetët në RMV heshtën para qytetarëve në kohën kur kishin më shumë nevojë për ta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komiteti i Helsinkit: Deputetët në RMV heshtën para qytetarëve në kohën kur kishin më shumë nevojë për ta
Maqedoni

Komiteti i Helsinkit: Deputetët në RMV heshtën para qytetarëve në kohën kur kishin më shumë nevojë për ta

admin
Last updated: 28/03/2025 09:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 mars – Kanë kaluar gati dy javë nga tragjedia në Koçan dhe Kuvendi ende po i shtyn seancat e tij, përfshirë edhe seancën e pyetjeve parlamentare. Është e papranueshme dhe e papërgjegjshme që deputetët të mos mbajnë seanca në momentin e një tragjedie të tillë, kur qytetarët presin përgjigje, kur duhet analizuar sistemi dhe të miratohen hapat e ardhshëm që mund të ndërmarrë Kuvendi në kuadër të kompetencave të tij, thonë nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Prandaj ata kujtojnë se funksioni legjislativ i Kuvendit është vetëm një nga funksionet themelore kushtetuese që ka. Kuvendi ka funksion përfaqësues dhe mbikëqyrës, dhe pyetjet parlamentare janë një nga format themelore të mbikëqyrjes mbi punën e Qeverisë dhe bartësve të tjerë të funksioneve publike.

“Kuvendi ka mekanizma përmes të cilëve mund të veprojë, siç është formimi i trupave punues të përhershëm dhe të përkohshëm për çdo çështje me interes publik. Në këtë rast konkret, sipas nenit 76 të Kushtetutës, Kuvendi mund të krijojë një komision hetimor për të gjitha fushat dhe për çdo çështje me interes publik dhe konstatimet e tij mund të përbëjnë bazën për përcaktimin e përgjegjësisë së titullarëve të funksioneve publike.

Prandaj, është e pakuptueshme që Kuvendi, duke i pasur këto mekanizma në dispozicion, në vend që t’i përdorë, vendosi të mos mbajë seanca. Është logjike të shtrohet pyetja se cila është nevoja e ekzistimit të organit më të lartë përfaqësues të qytetarëve, kur përfaqësuesit e zgjedhur që e përbëjnë atë kanë vendosur të heshtin para qytetarëve që kanë zgjedhur në një kohë kur ata kanë më shumë nevojë për to”, thuhet në deklaratën e Komitetit të Helsinkit.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haradinaj: Masakra e Izbicës tronditi ndërgjegjen e botës, por edhe na forcoi për t’u ngritur mbi dhimbjen
Next Article Presidentja Osmani kërkon heqjen e menjëhershme të masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?