By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Albin Kurti do të jetë kryeministër”, Sallahu: I kemi numrat, qeveria do të bëhet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Albin Kurti do të jetë kryeministër”, Sallahu: I kemi numrat, qeveria do të bëhet
Maqedoni

“Albin Kurti do të jetë kryeministër”, Sallahu: I kemi numrat, qeveria do të bëhet

admin
Last updated: 29/03/2025 10:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Zëvendësministër në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, thotë se qeveria do të formohet me kryeministër Albin Kurtin.

Sallahu në studion e emisionit “Info Nata” deklaroi se LVV-ja i ka numrat për formimin e qeverisë. Gjithashtu, tha se edhe Kuvendi do të funksionalizohet.

“Numrat i kemi, qeveria do të bëhet, Albin Kurti do të jetë kryeministri i Kosovës, Kuvendi do të funksionalizohet kur t’i vihet momenti dhe kësisoj do të fillojmë me Qeverinë Kurti III, të përgatitur si asnjëherë më parë”, deklaroi ai.

Zëvendësministër në detyrë i Drejtësisë tha se LVV-ja i ka numrat pasi që është në komunikim me partë tjera, si dhe me disa individë.

“I kemi numrat, sepse jemi në komunikim edhe me partitë tjera, që janë aktuale. Janë konsultat qoftë me subjekte politike, qoftë me individ, pra automatikisht po e them në këtë emision që numrat do t’i kemi kur të vie koha, pas konstituimit të Kuvendit fillojnë afatet kushtetuese. Ne konsultat joformalisht i kemi nisur edhe më herët, mirëpo ne ato zyrtare ia fillojmë automatikisht kur nis thirrja e seancave”, tha ai në Tëvë1.

Sallahu përsëriti që LVV-ja do të arrijë t’i sigurojë 61 vota.

“Numrat dalin si pasojë e negociatave. Këtu vendos kryesia e LVV-së me kryeministrit, negociojnë me njerëz të caktuar dhe kështu vijmë deri te formimi i qeverisë. Për t’ia hequr juve dhe opinionit publik marakun është që qeveria Kurti do të bëhet me 61 vota. S’mund të them që do të ketë lëvizje të deputetëve nga partitë e caktuara, por mund të them që do të ketë 61 numra për ta formuar qeverinë, ku do të përmbushet ligji për formim. S’mund të them që a do të bëhem me subjekte të caktuar apo me deputet, por ajo që mund të them është si plotësim i kriterit kushtetues LVV-ja do ta bëjë qeverinë me 61 numra e më shumë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, tha se si rezultat i procesit të zgjatur për certifikimin e zgjedhjeve ka qenë “hajnia dhe manipulimi i votave”.

Ai akuzon LDK-në se bashkë me akterët në mënyrë të organizuar kanë manipuluar me votat nga posta.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Hajnia dhe manipulimi i votave ka qenë proces i tej zgjatur, përderisa ke pasur vjedhje të organizuara nga një subjekt politik i caktuar, pra i bërë nga krerët e këtij subjekti politik, pra automatikisht që procesi i zgjedhjeve është stërzgjat. Pse? Sepse, LDK-ja bashkë me akterë të tjerë në mënyrë të organizuar ka bë manipulim me postë. Nëse nuk do të kishte një problem të tillë, ne nuk do të bënim ankesa në PZAP e as Supreme”, potencoi Sallahu.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Këtu është shumë ftohtë, askush nuk ma tha këtë”, bëhet viral reagimi i zëvendëspresidentit amerikan gjatë vizitës në Grenlandë
Next Article Nuk ndalen fatkeqësitë për popullin e Mianmarit, pas tërmetit sulmohen nga dronët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?