By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bezhoska-Shiaoçin Ju: Nga anëtarësimi në SEPA përfitim më të madh do të kenë qytetarët dhe kompanitë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bezhoska-Shiaoçin Ju: Nga anëtarësimi në SEPA përfitim më të madh do të kenë qytetarët dhe kompanitë
Maqedoni

Bezhoska-Shiaoçin Ju: Nga anëtarësimi në SEPA përfitim më të madh do të kenë qytetarët dhe kompanitë

admin
Last updated: 29/03/2025 12:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 mars – Banka Botërore shprehu kënaqësinë për anëtarësimin e vendit në Zonën e vetme të pagesave në euro (SEPA) dhe me përpjekjet e bëra nga Banka Popullore për arritjen e këtij qëllimi. Anëtarësimi do të sjellë përfitime të shumta për ekonominë e përgjithshme, ku qytetarët dhe kompanitë do të përfitojnë më shumë. Për përfitime të mëtejshme, është e rëndësishme që vendi të bashkohet me projektin rajonal të pagesave të menjëhershme të udhëhequr nga Banka Qendrore e Italisë dhe që është pjesë e Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor të Bashkimit Evropian.

Kjo u theksua në takimin midis guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, drejtorit të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Shiaoçin Ju, dhe drejtorit për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Masimiliano Paoluçi, ku morën pjesë edhe zëvendësguvernatorja Emilia Nacevska, drejtoresha e përgjithshme për Mbikëqyrje, Viktoria Gligorova dhe drejtoresha e Sektorit për Politikë Monetare, Hulumtime dhe Statistikë, Sulltania Bojçeva-Terzijan. Në takim u theksua përkushtimi i Bankës Popullore dhe institucioneve të përfshira në vend, të cilat me mbështetjen e ekspertëve të Bankës Botërore, punuan shumë për të përshpejtuar procesin e integrimit të vendit në infrastrukturën e pagesave të Bashkimit Evropian, përmes anëtarësimit në SEPA.

Në takim, guvernatorja Angellovska-Bezhoska shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore gjatë gjithë procesit, e cila në mënyrë efektive i harmonizoi rregulloret dhe praktikat kombëtare me BE-në dhe SEPA-n, duke e bërë vendin tonë anëtaren e 39-të të SEPA-s.

Siç informojnë nga Banka Popullore, në takim është biseduar edhe për modernizimin e mëtejshëm të sistemeve të pagesave dhe përfitimet e mëtejshme për qytetarët, veçanërisht përmes anëtarësimit në projektin e zbatuar nga Banka Qendrore e Italisë, i cili është i dedikuar për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi është krijimi i një sistemi pagesash të menjëhershme si një klon i sistemit TIPS të menaxhuar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE). Sistemi do të mundësojë ekzekutimin e menjëhershëm të pagesave të brendshme në çdo kohë të ditës gjatë gjithë vitit në secilin prej vendeve, si dhe pagesat e tyre të ndërsjella dhe pagesat me vendet e BE-së.

Gjatë tre dekadave të fundit, Banka Botërore ka qenë një partner i rëndësishëm i Bankës Popullore, duke ofruar asistencë teknike përmes projekteve të shumta për të forcuar më tej kapacitetet e vendit dhe të bankës qendrore dhe për të ruajtur stabilitetin makroekonomik. Banka Botërore e mbështeti Bankën Popullore në përgatitjen e planit trevjeçar për financat e gjelbra, zhvillimin e strategjisë makroprudenciale dhe forcimin e kornizës së rrezikut sistematik, si dhe në hartimin e akteve nënligjore për zgjidhjen e bankave.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjendet drogë në Koçan, arrestohen katër persona
Next Article Ka nisur grumbullimi para Kuvendi nga nisma “Kush është i radhës”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?