By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Mazuti” / Prokuroria vijon hetimet për keqpërdorime, 13 të dyshuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Mazuti” / Prokuroria vijon hetimet për keqpërdorime, 13 të dyshuar
Maqedoni

“Mazuti” / Prokuroria vijon hetimet për keqpërdorime, 13 të dyshuar

admin
Last updated: 29/03/2025 16:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 mars – Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vijon të veprojë në hetimin ku biznesmenë e tregtarë të derivateve, në bashkëpunim dhe të ndihmuar nga drejtorë e të punësuar në Elektranat e Maqedonisë, kanë manipuluar procedurën e tenderimit për furnizimin e TEC Negotinës me mazut. Kjo ka ndodhur brenda harkut kohor 2021 – 2023, ndërsa buxheti i shtetit është dëmtuar për 167.5 milionë euro.

Tani për tani, listën e dyshuarve e përbëjnë gjithsej 13 persona. Drejtori i RKM Ratko Kapushevski, i cili njihet në opinion si person i afërt i Nikolla Gruevskit është në ndër emrat më të njohur, ndërkaq bashkë me të është i përfshirë edhe djali i deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski apo pronari i Pucko Petroll, Asmir Jahoski. Në listën e të dyshuarve ndodhet edhe emri i ish drejtori të EMV-së, Vasko Kovaçevski i cili prej kohësh ndodhet në arrati për shkak të rastit tjetër ku ndiqet penalisht, të njohur si “Aditivët”. Më tej, padi penale është dorëzuar edhe kundër ish drejtorit të EMV-së apo funksionarit të BDI-së Ardijan Muça, por edhe kundër Erxhan Sullkoskit, biznesmeni të njohur në opinion si partner biznesi i dhëndrit të kreut të BDI-së Ali Ahmetit, Kushtrim Smajlaj. Krahas tyre, përmenden edhe persona të tjerë si Ruzhdi Ramadani, Nikolla Stojanovski, Danço Stojanovski, Emil Pecakov, Marija Neshkovska, Bllagica Markoviq, Dushica Seizovska Jovanoviq dhe Dobrilla Stefanovska.

Prej 11 marsit, në paraburgim ndodhet Kapushevski, Sullkovski dhe Muça, ndërsa tre ditë më vonë atyre iu bashkua edhe Asmir Jahoski, pas një reagimi në opinion pasi që Prokuroria dhe Gjykata kishin kursyer me arrest shtëpiak. 7 të tjerë, janë në masa kujdese, pa pasaportë dhe obligohen të paraqiten në gjykatë.

Sipas Prokurorisë kompania e Kapushevskit – RKM është favorizuar dhe me dokumente të rrejshme ka fituar tenderët për furnizim me mazut. Sipas organit të akuzës, në procedurë nuk janë respektuar parimet e proporcionalitetit, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe jodiskriminimit të operatorëve ekonomikë.

Mjetet e përfituara në mënyrë të paligjshme, të dyshuarit i kanë lëshuar në qarkullim me qëllim që të fshihet prejardhja. Me një pjesë të parave, sipas prokurorisë kanë blerë vetura luksoze, ndërkaq të tjerat i kanë transferuar në banka të ndryshme, dhe më pas i kanë tërhequr në kesh.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Kllukovec të Velesit, nxënësit mësojnë në kushte çnjerëzore
Next Article Taravari konsideron se një takim liderësh i propozuar nga Filipçe do të ishte vetëm humbje kohe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?