By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aliu: Komisionet hetuese asnjëherë nuk kanë nxjerr asnjë të vërtetë në dritë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Aliu: Komisionet hetuese asnjëherë nuk kanë nxjerr asnjë të vërtetë në dritë
Maqedoni

Aliu: Komisionet hetuese asnjëherë nuk kanë nxjerr asnjë të vërtetë në dritë

admin
Last updated: 29/03/2025 16:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 mars – Komisionet hetuese janë hipokrizi politike pasi praktika ka dëshmuar gjatë historisë së parlamentarizmit dhe ata nuk kanë nxjerrë ndonjë të vërtetë në dritë, thotë analisti politik Qenan Aliu. Ai rithekson se Rregullorja është e qartë, komisionet nuk kanë funksione hetuese ose funksione të tjera gjyqësore.

“Kjo si kërkesë nga opozita të cilët në mënyrë të thuktë potencojnë komision për të ndjekur gjojase se si bëhet hetimi, a këtu në mënyrë eksplicite neni 30 i Rregullores për punën e Kuvendit thotë se trupat punuese nuk kanë funksionin e hetimit apo të gjyqësorit. Prandaj, edhe kjo do të ishte çështje e deplasuar në këtë rast. Edhe pse, si opozitë, BDI-ja ka patur edhe raste të tjera për të cilat është dashur të ngritët, nëse u kujtohet rasti i Lagjes së Trimave në Kumanovë, ata thonë se do të ketë përfshirje të FBI-së në këtë hetim, megjithatë nuk doli asgjë.
Pra, praktika parlamentare ka dëshmuar historikisht se këta komisione nuk nxjerrin diçka në dritë. Problemi më i madh edhe në kampin politik shqiptar edhe në atë maqedonas është se opozita nuk ka kredibilitet politik”, deklaroi Qenan Aliu, analist.

BDI-ja ka kërkuar së fundmi komision hetues për rastin e Koçanit dhe mënyrën e zhvillimit te hetimeve. Sipas rregullores së Kuvendit, komisioni anketues formohet nga Kuvendi me propozim të deputetëve kurse kryetari i tij propozohet nga opozita. Komisionet e tilla, mund të japin rekomandime, por edhe të ndihmojnë hetimet apo proceset, kurse rekomandimet që dalin nga komisionet nuk janë të detyrueshme për organet hetimore. Nga BDI, morën iniciativë të formojnë komision anketues për rastin e vdekjes së Almirit 4-vjeçar nga Kumanova, kishin paralajmëruar komision hetues edhe për Lagjen e Trimave, kurse në kohën e qeverisjes së tyre u formuan edhe komisione hetuese për rastet “Sopoti” dhe “Monstra” të cilat duhej të zbardhnin skenarin eventual të montimit. Asnjëri prej tyre nuk ndihmoi procedurat dhe nuk nxori rezultate konkrete. Së fundmi, u formua komision për rastin e “Onkologjisë” apo skandalin me vjedhjen e ilaçeve për të sëmurët e kancerit, pa asnjë rezultat për hetimin.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kina dërgon ekipe të shpëtimit në Mianmar dhe Tajlandë pas tërmetit vdekjeprurës
Next Article Grabiste bizhuteritë e grave në rrugë, vihet në pranga 32-vjeçari në Vorë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?