By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fronëzohet Kryepeshkop Joani: Forcimi i unitetit brenda kishës, nevojë e domosdoshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Fronëzohet Kryepeshkop Joani: Forcimi i unitetit brenda kishës, nevojë e domosdoshme
Shqipëri

Fronëzohet Kryepeshkop Joani: Forcimi i unitetit brenda kishës, nevojë e domosdoshme

admin
Last updated: 29/03/2025 17:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Nga sot Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka Kryepeshkopin e saj të ri, Fortlumturinë e tij Joanin, i cili u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë dy javë më parë. Në ceremoninë e Fronëzimit, në një zë klerikët ortodoksë e quajtën të denjë zgjedhjen e Kryepeshkopit në krye të Kishës Autoqefale Ortodokse.

Në fjalën e tij të parë si Kryepeshkop, Joan Pelushi foli për sfidën e ringritjes së besimit në Shqipërinë ateiste, konstributin e paraardhësit të tij të ndjerit Anastas Janullatos, dhe veçoi nevojën për vazhdimin e forcimit të unitetit të Kishës.

“Çdo kohë ka patur sfidat e saj. Shekulli ku jetojmë me teknologjitë e reja, paraqet sfida të reja dhe nga këto nuk përjashtohet as kisha jonë. Na duhet të përballemi jo vetëm për t’u mbrojtur por edhe të gjejmë zgjidhje. Përpjekja dhe përqendrimi ynë, ruajtja dhe mbrojtja nga Perëndia, forcimi i unitetit brenda kishës nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj”.

I pranishëm në ceremoni, ishte edhe Presidenti i vendit Bajram Begaj, që fronëzimin e Kryepeshkopit Joan e quajti një kapitull të ri.

“Fronëzimi i Fortlumturisë së tij, Kryepeshkopit Joan, shënon një kapitull të ri në jetën shpirtërore të vendit tonë, me shpresë dhe përgjegjësi, është një moment solemn që përmbledh në vetvete vazhdimësinë. Nuk mund të mos ndalem për të shprehur mirënjohjen tonë të thellë për kryepeshkpin Anasatas, i cili për dekada me radhë shërbeu me urtësi dhe përkushtim duke i dhënë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, forcë dhe dritë”.

Në fronëzimin e Kryepeshkopit nuk mungoi as kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndau urimin e tij.

You Might Also Like

Po riparonin skafin në Porto Palermo, benzina merr flakë dhe plagos katër persona

Njësi e re në Policinë e Shtetit për Krimet Mjedisore, Lamallari: Për Policinë, zjarri nuk përfundon kur fiket

Fluks i lartë në hyrje përmes Portit të Vlorës, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë brenda ditës

Tatimet shtojnë kontrollet ndaj tregtisë online, në fokus formalizimi dhe konkurrenca e ndershme

AMA: 79 marrëveshje për përsëritjen e shërbimeve audiovizive, nuk ka prova për kufizim të konkurrencës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qeveria italiane miraton dekretin e ri për transferimin e emigrantëve në Shqipëri, çfarë parashikon projektligji
Next Article Haradinaj kujton dëshmorin e kombit, Bujar Shala

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?