By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reagon Faton Ahmeti: Kreshniku dhe Bekimi padrejtësisht mbetën prapa grilave për Bajram
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Reagon Faton Ahmeti: Kreshniku dhe Bekimi padrejtësisht mbetën prapa grilave për Bajram
Maqedoni

Reagon Faton Ahmeti: Kreshniku dhe Bekimi padrejtësisht mbetën prapa grilave për Bajram

admin
Last updated: 31/03/2025 13:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 mars – Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij gjatë ditës së sotme ka kujtuar dy bashkëpartiakët e tij, ish-ministrin Kreshnik Bekteshi dhe ish-drejtorin Bekim Maksuti, të cilët ndodhen në paraburgim padrejtësisht në burgun e Shutkës. Ahmeti këtë e quan si një hakmarrje politike dhe se kjo padrejtësi do të marrë fund së shpejti, shkruan ai.

“Dje, festën e shenjtë të Fitër Bajramit, dy shokët tanë, Kreshniku dhe Bekimi, ish-funksionarë publikë, nuk e festuan pranë familjeve të tyre. Ata e pritën këtë ditë të madhe pas grilave të burgut të Shutkës, si të burgosur politikë. Në vend që të ishin pranë fëmijëve të tyre, duke ndarë gëzimin e festës, ata e kaluan këtë ditë në qeli, padrejtësisht të privuar nga liria. Ndërkohë, familjet e tyre, me zemër të thyer, e pritën Bajramin mes dhimbjes dhe mungesës, të vetëdijshëm se kjo nuk është drejtësi – kjo është hakmarrje politike.

Ne, bashkë me Kreshnikun dhe Bekimin, besojmë fort se kjo padrejtësi do të marrë fund, shumë shpejt! Por kjo nuk do të harrohet. Do të mbetet një plagë e hapur në ndërgjegjen e këtij vendi, një kujtesë e hidhur se edhe sot, në shekullin e 21-të, pas gjithë fjalëve boshe për demokraci, barazi dhe drejtësi, ndëshkimi politik por edhe ai etnik vazhdon të jetë realiteti ynë.

Kjo nuk është vetëm çështje e Kreshnikut dhe Bekimit – kjo është një çështje që prek çdo qytetar që beson në barazi, sepse kur padrejtësia bëhet normë për një, bëhet kërcënim për të gjithë! Sot janë ata pas grilave, nesër mund të jetë kushdo! Por le të jetë e qartë: e vërteta mund të shtypet përkohësisht, por nuk mund të shuhet. Drejtësia vonon, por kurrë nuk dështon!”, shkruan Ahmeti në profilin e tij në FB.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Prej nesër e deri më 30 shtator, ndryshon orari i tarifës së ulët të rrymës në Kosovë
Next Article Skandal në Spitalin e Tetovës: Neurologu dhunon me grushta kolegët në Urgjencë!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?