By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Ulim çmimin e banesave, reduktojmë taksën e ndikimit në infrastrukturë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Ulim çmimin e banesave, reduktojmë taksën e ndikimit në infrastrukturë
Shqipëri

Berisha: Ulim çmimin e banesave, reduktojmë taksën e ndikimit në infrastrukturë

admin
Last updated: 31/03/2025 13:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot planin për uljen e çmimeve të banesave, i cili përfshin uljen e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga 18% e çmimit të shitjes në 2% të preventivit.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha u shpreh se shkak themelor i çmimeve strastosferike në ndërtim janë taksat absurde që vendosen mbi sipërfaqen e ndërtimit, të cilat në fakt sipas rastit, minimumi 10-fishuan taksën e përparme dhe në raste të tjera edhe e 20 apo 30-fishuan atë.

“E gjitha kjo iu faturohet qytetarëve, duke ua shndërruar në pamundësi blerje, ose duke i shndërruar apartamentet në molla të ndaluara. Jo vetëm kaq, por kjo ka një ndikim shumë të fortë tek qiratë. Dhe në vendin me rrogat më të ulëta në Europë, qiratë janë në nivelet më të lartat. Ne e ndryshojmë rrënjësisht këtë situatë”, tha Berisha.

Berisha theksoi se do të shfuqizohet taksa 3 për qind e strehimit social mbi çmimin e shitjes shfuqizohet. Po ashtu, sipas tij, tarifa 1 për”qind e lejes së zhvillimit mbi vlerën e investimit do të shfuqizohet”. “Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5 në 1 për qind”, tha Berisha.

Duke u ndalur te programi i PD-së për ekonominë, Berisha theksoi se “programi synon të nxisë prodhimin në Shqipëri”.

“Do të ulet numri i shkallëve të ndryshme tatimore. Vendoset taksa e sheshtë 10 për qind mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para nuk do tatohen. Taksa e sheshtë 10 për qind mbi të ardhurat jo nga paga. Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël. Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël. Kufiri i përjashtimit nga TVSH do jetë 18 milionë lekë xhiro vjetore. TVSH do ulet në 15 për qind, ikën tabuja 20 për qind”, tha ai, duke renditur disa prej pikave të këtij programi.

Berisha prezantoi po ashtu nismat lehtësuese për biznesin dhe qytetarët.

“Akciza për birrën do jetë me dy fasho. Për verën, do të unifikohet akciza e lidhur me gradacionin e alkoolit. Akciza do të lidhet me prodhues të mëdhenj dhe të vegjël. Ne do nxisim prodhimin vendas. Natyrisht respektojmë rregullat e BE”, theksoi ai.

Po ashtu, Berisha theksoi se “energjia elektrike për biznesin do shitet në 6 lekë, duke zbritur 3-4 herë”.

“Taksa Rama e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10 për qind me pompat e vendeve fqinje.
Bimët medicinale marrin një mbështetje preferenciale të fuqishme krahas ullirit dhe arrorëve dhe bimëve aromatike”, shtoi ai.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Skandal në Spitalin e Tetovës: Neurologu dhunon me grushta kolegët në Urgjencë!
Next Article Rama ironizon deklaratat e Berishës: Bufi në rrjedhje të lirë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?