By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Drejt përfundimit spitali “Stefan Gjoni” në Krujë, do t’u shërbejë 85 mijë banorëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Drejt përfundimit spitali “Stefan Gjoni” në Krujë, do t’u shërbejë 85 mijë banorëve
Shqipëri

Drejt përfundimit spitali “Stefan Gjoni” në Krujë, do t’u shërbejë 85 mijë banorëve

admin
Last updated: 01/04/2025 08:41
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes pamje nga Spitali Bashkiak “Stefan Gjoni” në Krujë, i cili po rikonstruktohet për t’u shërbyer mbi 85 mijë banorëve të gjashtë njësive administrative të zonës.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në qytetin e Krujës.

“Me Spitalin Bashkiak ‘Stefan Gjoni’ në Krujë, i cili po rilind nga rrënojat që t’u shërbejë mbi 85 mijë banorëve të 6 njësive administrative”, shkruan Rama.

Ky investim është pjesë e programit të qeverisë për modernizimin e infrastrukturës shëndetësore në vend.

Investimi sjell jo vetëm kushte moderne, por edhe një riorganizim të shërbimeve, me një urgjencë të përmirësuar, sistem të ri pritjeje dhe triazhimi, duke ofruar standarde bashkëkohore për pacientët.

Spitali i ri i Krujës do të ketë një kapacitet prej 124 shtretërish, ndërsa risi e këtij investimi është shtimi i shërbimit të kontingjencës dhe rehabilitimit.

Në spitalin e ri të Krujës do të ofrohen edhe shërbimet e poliklinikës. Aktualisht të gjitha shërbimet e spitalit e Krujës janë transferuar në godinën e maternitetit dhe në qendrën shëndetësore të qytetit.

You Might Also Like

“Rama ik!” – Bulevardi i përmbytur nga protestuesit, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Qeveria forcon kontrollin mbi bastet online, çdo transaksion do të monitorohet

SPAK lëshoi urdhër-arrest/ Arrestohet në Greqi Ilir Shtufi, biznesmeni i akuzuar për pastrim parash

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar

Balla takim me Nancy VanHorn: Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik në nivel të shkëlqyer

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Parashikimi i motit, e martë, 1 prill 2025
Next Article Media britanike “Express”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira evropiane për pushime

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?