Policia e Kosovës kumtoi detaje të reja për shpërthimin e natës së kaluar në objektin e Postës së Kosovës në Zveçan.
Sipas policisë, janë hedhur dy granata dore nga persona ende të paidentifikuar.
Si pasojë e shpërthimit të njërës granatë janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar. Me të dalë në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë vërejtur se brenda objektit gjendet edhe një granatë e pashpërthyer, ndërsa banorët përreth janë evakuuar derisa njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive kanë bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të kontrolluar.