By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pozitiviteti i shtirur është i rrezikshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Life Style > Pozitiviteti i shtirur është i rrezikshëm
Life Style

Pozitiviteti i shtirur është i rrezikshëm

admin
Last updated: 01/04/2025 10:07
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Ditët e sotme, vala e spiritualitetit (dhe ndonjëherë psikologjisë) duket e shtirur dhe jo reale. Instagrami dhe rrjetet e tjera sociale janë të mbushura me postime nga influencuesit për ndjesitë pozitive, si të mos lejoni energjinë apo mendimet negative t’ju pushtojnë, si ta rrethoni veten vetëm me njerëz pozitivë dhe suportues.

Përveç rastit nëse jeni në një flluskë apo në Mars, kjo është jo vetëm jo realiste, por gjithashtu një recetë që ju përgatit të mos njihni kurrë veten tuaj. Nëse pëpiqesh të anashkalosh eksperiencat e vështira, do të ndihesh i mbërthyer emocioonalisht. Psikologët dhe mësuesit e spiritualitetit i referohen kësaj si “bypass spiritual”. Ju pëlqen apo jo, të gjithë rritemi vetëm nga eksperiencat e shëmtuara. Siç ka thënë edhe mësuesi Budist, Pema Chödrön:

Ndjenjat si zhgënjimi, turpërimi, irritimi, nervozizmi, xhelozia dhe frika… janë në fakt momente shumë të qarta që na mësojnë se çfarë po na pengon. Janë si lajmëtarë, që na tregojnë me një qartësi të frikshme, se ku ekzaktësisht kemi ngecur në jetë.

Shumë emocione shërbejnë si shenja të një mundësie për të mësuar. Sfidat, dëshpërimi, ndryshimi, jorehatia, konflikti, depresioni dhe ankthi janë rrugët për të arritur ndryshimin. Mund të eksplorojmë dhe të pranojmë pjesët e vetes që shoqëria na nxit t’i mbajmë larg. Eksperiencat e dhimbshme na lejojnë të rritemi përtej gjendjes sonë emocionale të momentit.

Pozitiviteti i shtirur krijon shumë stigma rreth sëmundjeve të shëndetit mendor. Të inkurajosh dikë me depresion klinik të fokusohet tek gjërat pozitive jo vetëm që nuk ndihmon, por mund të shkaktojë shumë dëme. Kjo këshillë mund t’i bëjnë të mendojnë se janë ata fajtorë që nuk arrijnë dot të fokusohen te gjërat e mira.

Klientët nuk shkojnë në terapi apo të trajnohen për gjërat në jetë sepse çdo gjë shkon për mrekulli. Ata kanë ngecur në një rrjedhë me emocione negative, prej të cilave nuk munden të çlirohen. Ndonjëherë na duhet një palë e tretë të na ndihmojë të shohim çfarë po shmangim, apo të na sfidojnë të përballemi me ndjenjat tona. Miqtë dhe të dashurit tanë nuk e bëjnë dot, sepse kemi shumë lidhje emocionale. Të tejkalosh këtë sfidë të vështirë çon në ndryshim që zgjat. Kërkon guxim të vërtetë të ndalosh së pretenduari që çdo gjë po shkon në rregull dhe të bësh paqe me trishtimin e thellë apo traumën e fëmijërisë.

Në rrugën tuaj individuale, duhet të përfshini të gjitha pjesët e vetes: të mirën, të keqen dhe të shëmtuarën.

Ndonjëherë nuk bën dot asgjë për këto ndjesi. Ndonjëherë duhet thjesht t’i njohim – të bëjmë paqe me dhimbjen apo xhelozinë pa u përpjekur të ndryshojmë eksperiencën apo ta harrojmë. Duhet ta lejoni veten të çelë, të njihni emocionet që qarkullojnë në sistemin tuaj, të merrni frymë dhe në vende në trupin tuaj ku ndiheni të mbërthyer. Përjetojmë një ndjesi qetësie kur lejojmë hapësirë për të gjithë emocionet, jo vetëm ato të mirat.

Nëse i lejojmë vetes hapësirën që të kemi shumëllojshmëri ndjenjash, e përjetojmë dhe jetën në maksimum. Të jesh njeri do të thotë të përballesh me vuajtjet. Nuk ka dritë pa errësirë, nuk ka lumturi pa trishtim. Nëse nuk i përjetojmë të gjitha ndjenjat, nuk kemi asnjë bazë për krahasim. Nëse i largohemi disa ndjenjave duke qëndruar të zënë, duke shprehur pozitivitet të shtirur apo duke abuzuar me substancat, ne hedhim poshtë gjysmën e ekzistencës sonë, shkruan blitz.al. Kur ndalojmë dhe i nderojmë ndjenjat e vështira, kemi mundësinë të jetojmë në maksimum me të gjitha pjesët e vetes sonë. Këto ndjenja do na shkatërrojnë deri në momentin që ndalojmë së vrapuari larg tyre- por i njohim dhe i pranojmë si pjesë të së vërtetës sonë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Herën tjetër që ndjeni acarim, frikë apo dhimbje, ju sfidoj të ndaloni dhe të rrini të qetë. Vini re ndjesinë në trupin tuaj dhe merrni frymë thellë. Mund të vendosni dhe dorën në kraharor, stomak, zemër – kudo që ju duket sikur ndodhet ajo ndjesi. Kur ju njihni këto ndjenja, nderoni vërtetë humanizmin tuaj. Mund të ndjeni një emocion sfidues që ju pushton. Por do të kalojë, njësoj si një dallgë që përplaset në breg përpara se të zhduket sërish në oqean.

Është e rëndësishme gjithashtu t’i dilni për zot ndjenjave tuaja. Askush nuk mund t’ju bëjë të ndiheni në një mënyrë të caktuar. Mund t’ju duket sikur dikush tjetër jua shkakton, por burimi i tyre është gjithnjë brenda jush.

Mos u dekurajoni nga momentet dhe ndjenjat e vështira, dhe mos i largoni apo t’i reflektoni te të tjerët duke shprehur pozitivitet të shtirur. Të zhvishni dhe të kuptoni veten është një rrugëtim i gjatë sa jeta.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Horoskopi 10 tetor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Si të dukeni e bukur pa grim?

Ngjyra e buzëkuqit që e zgjedhni zbulon shumë për personalitetin tuaj

Qëndisja kontribuon në mirëqenien dhe cilësinë e jetës

Shkaqet përse na kthehen ish-partnerët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Detaje të reja për shpërthimin në Zveçan: u hodhën dy granata dore, u evakuan banorët
Next Article Pagesat online, vitin e kaluar qytetarët e RMV-së kanë harxhuar 709 milionë euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?