By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ramadani: Deklaratat e Taravarit të mos shihen si një sulm ndaj VLEN-it, por si një reflektim i qasjes së tij të sinqertë dhe konstruktive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ramadani: Deklaratat e Taravarit të mos shihen si një sulm ndaj VLEN-it, por si një reflektim i qasjes së tij të sinqertë dhe konstruktive
Maqedoni

Ramadani: Deklaratat e Taravarit të mos shihen si një sulm ndaj VLEN-it, por si një reflektim i qasjes së tij të sinqertë dhe konstruktive

admin
Last updated: 01/04/2025 11:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 prill – Sekretari i ASH-së, Blerant Ramadani, në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit Brenda koalicionit VLEN.

Ai shkruan se në çdo koalicion është normale të ketë debate dhe diskutime të hapura dhe se deklaratat e Arben Taravarit nuk duhet të shihen si sulm ndaj VLEN-it, por si një reflektim i qasjes së tij të sinqertë dhe konstruktive në politikë.

Ja dhe postimi i tij i plotë:

Në çdo koalicion qeverisës, është normale që të ketë debate dhe diskutime të hapura mes partnerëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendime të rëndësishme si listat e këshilltarëve për zgjedhjet komunale. Deklaratat e Arben Taravarit nuk duhet të shihen si një sulm ndaj VLEN-it, por si një reflektim i qasjes së tij të sinqertë dhe konstruktive në politikë

Si një lider me përvojë dhe me përgjegjësi ndaj votuesve, Taravari ka dëshiruar të adresojë çështjet që shqetësojnë anëtarët dhe mbështetësit e koalicionit. Kjo është një shenjë e shëndetit demokratik brenda partnerëve të koalicionit, ku ekziston hapësira për mendime të ndryshme dhe diskutime të hapura. Një koalicion i fortë nuk matet nga mungesa e debatit, por nga aftësia për të gjetur zgjidhje përmes dialogut dhe bashkëpunimit.

Në vend që të shihet si përçarje, kjo situatë është një mundësi për të forcuar unitetin brenda partive, për të adresuar sfidat me transparencë dhe për të garantuar që vendimet të jenë sa më të drejta dhe gjithëpërfshirëse. E rëndësishme është që bashkëpunimi të vazhdojë në frymën e reformave dhe të përkushtimit ndaj qytetarëve.

Ne kemi hyrë në politikë me një mision të qartë për ndryshim dhe drejtësi, dhe pjesë e këtij misioni është të ndërtojmë një kulturë të re politike, ku kritikat shihen si një forcë stimuluese dhe ndërtuese, jo si ndasi. Në fund të ditës, qytetarët presin që Ne të punojmë me maturi dhe përkushtim për interesin e përbashkët.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Taravari: S’e kemi plan të dalim prej Qeverie!
Next Article Zv/kryeministri Fetai për BDI-në: Kjo kufomë politike i përket së kaluarës dhe nuk mund të jetë e ardhmja e shqiptarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?