By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vende-vende me riga shiu, IHK paralajmëron: Mund të shkaktohen përmbytje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vende-vende me riga shiu, IHK paralajmëron: Mund të shkaktohen përmbytje
Maqedoni

Vende-vende me riga shiu, IHK paralajmëron: Mund të shkaktohen përmbytje

admin
Last updated: 03/04/2025 08:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë parashikohet mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat Vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 12°C deri në 16°C.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka lëshuar një njoftim për situatën e krijuar nga reshjet e shiut të intensitetit të ulët deri mesatar, të cilat kanë shkaktuar ngritje të niveleve të lumenjve, veçanërisht në zonat malore. IHK ka bërë thirrje për vëmendje të shtuar, pasi mund të shkaktohen përmbytje në disa zona.

Sipas IHK-së, “reshjet e shiut të cilat në disa zona të vendit kanë qenë me intensitet nga i ulët deri mesatarë dhe me kohëzgjatje relativisht të gjatë, kanë shkaktuar ngritje të niveleve nëpër disa lumenjë, sidomos atyre me karakter malor.”

Situata më e rënduar është vërejtur në Pellgun e Lepencit, Moravën e Binçës, Bistricën e Pejës, Bistricën e Prizrenit dhe Bistricën e Deçanit, ku nivelet e ujit janë në ngritje dhe mund të shkaktojnë përmbytje.

“Aktualisht zonat më të rrezikuara janë: vendbanime të Hanit të Elezit, Kaçanikut, Dragashit, Pejës, Deçanit, pastaj në pellgun e Moravës së Binçës”, thotë IHK.

Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

“Këtë e vështirëson akoma më shumë, reshjet e shiut të cilat pritet të bien gjatë orëve dhe ditëve në vazhdim, Kjo mund të shkaktojë vërshime të shpejta në disa zona”.

Për këtë arsye, IHK rekomandon kujdes të shtuar në zonat e lartpërmendura dhe njofton se do të vazhdojnë të mbajnë qytetarët të informuar për zhvillimet e mëtejshme.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Debat publik për Draft-strategjinë për hulumtime gjeologjike dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve minerale
Next Article Apple mund të prezantojë iPad Pro dhe MacBook Pro me procesor M5

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?