By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Diarre, të vjella dhe dehidratim, ekspertët: Si ndikon salmonela në trupin e njeriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Diarre, të vjella dhe dehidratim, ekspertët: Si ndikon salmonela në trupin e njeriut
Shqipëri

Diarre, të vjella dhe dehidratim, ekspertët: Si ndikon salmonela në trupin e njeriut

admin
Last updated: 03/04/2025 08:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Salmonela është një bakter që mund të shkaktojë infeksione të ndryshme në trup, të cilat, nëse nuk marrin trajtimin e duhur, mund të kenë pasoja serioze për shëndetin.

Në Shqipëri janë identifikuar 2.6 tonë mish pule të kontaminuara me salmonelë që janë konsumuar nga qytetarët, ndërsa ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në gatimin e produkteve të mishit.

Salmonela mund të shkaktojë diarre, të vjella, temperaturë dhe një sërë problemesh të tjera, nëse i prekuri nuk merr trajtim mjekësor.

“Një pjesë e rasteve mund të përfshijnë simptoma të tilla si gjak në feçe, temperaturë, dhimbje barku, diarre, të vjella dhe deri në dehidrim. Kur nuk kemi temperaturë, simptomat mund të korrigjohen duke pirë lëngje. Nëse gjendja vazhdon, fëmijët dhe të rriturit duhet të shkojnë te mjeku i familjes për një vizitë më të detajuar. Problemet e shkaktuara nga salmonela zakonisht shfaqen brenda 6-72 orëve pas konsumimit të ushqimeve të kontaminuara. Nëse simptomat përkeqësohen ose nuk kalojnë brenda disa ditësh, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë mjekësore, sidomos në rastet e dehidratimit të rëndë, gjakderdhjes në feçe ose temperaturës së lartë që zgjat shumë. Për të zbuluar nëse jeni helmuar me salmonelë, mjekët zakonisht kryejnë një analizë koprokulture”, thotë nutricionistja Albana Daka, raproton Euronews Albania.

Sipas ekspertëve, ata që janë më të rrezikuarit janë: mosha e tretë, individët me sistem të dobët imunitar.

“Fëmijët janë më të predispozuar për të zhvilluar infeksione gastrointestinale bakteriale. Nëse kemi një sistem të fortë imunitar, simptomat mund të jenë më të lehta dhe të minimizohen. Megjithatë, në disa raste, infeksioni mund të zgjasë disa ditë”, thotë nutricionistja Albana Daka.

Ekspertët bëjnë apel për kujdes të shtuar në gatimin e produkteve të mishit, në temperatura të mjaftueshme për të eliminuar bakteret.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Cher i jep lamtumirën ish-partnerit të saj Val Kilmer pasi aktori u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare
Next Article Në një kthesë të befasishme, Salah pritet të zgjasë qëndrimin në Liverpool edhe për dy vite

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?