By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: DPHM: Marsi shumë i ngrohtë dhe reshje mbi mesataren
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > DPHM: Marsi shumë i ngrohtë dhe reshje mbi mesataren
Maqedoni

DPHM: Marsi shumë i ngrohtë dhe reshje mbi mesataren

admin
Last updated: 03/04/2025 09:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill – Sipas matjeve dhe vëzhgimeve në stacionet meteorologjike në vend, muaji mars i vitit 2025 karakterizohet si shumë i ngrohtë dhe me reshje mesatare deri mbi mesatare, krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare (1991/2020), kumtoi DPHM-ja.

Temperatura mesatare mujore ka lëvizur nga 3.9°C në Lazaropole deri në 11.3°C në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare mujore të marsit për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), ajo e këtij viti ishte 2.4°C mbi nivelin mesatar të vendit.

Temperatura më e lartë maksimale është matur më 15 mars në Manastir dhe ka qenë 28.8 gradë. Temperatura minimale më e ulët gjatë muajit është shënuar në Lazaropole, më 19 mars dhe ka qenë -12.7 gradë.

Në muajin mars të këtij viti, reshjet mujore në vend varionin nga 36 mm në Manastir deri në 132 mm në Mavrovë.

Reshjet ishin shi, breshër dhe borë në male. Sasia maksimale e reshjeve ditore, 41 mm, është shënuar në Gjevgjeli më 30 mars. Në gjashtë ditët e fundit të muajit në disa lokacione në vend kishte stuhi ciklonike me reshje të vazhdueshme efektive dhe të rrëmbyeshme njëditore, të shoqëruara me breshër dhe stuhi.

Në Kodrën e Diellit më 1 mars është matur shtresa më e lartë e dëborës prej 26 cm. Shtresa e dëborës ka qenë e pranishme vetëm në dekadën e parë të muajit. Është vërejtur edhe paraqitje e akullit në periudhën nga 18 dhe 21 mars.

Krahasuar me vlerën mesatare të marsit për një periudhë shumëvjeçare (1991-2020), sasia e matur mujore e reshjeve ishte 38% mbi nivelin mesatar të vendit.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa
Next Article Rama: Fokusi i 11 majit, BE dhe pasaporta europiane

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?