By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Fokusi i 11 majit, BE dhe pasaporta europiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Fokusi i 11 majit, BE dhe pasaporta europiane
Shqipëri

Rama: Fokusi i 11 majit, BE dhe pasaporta europiane

admin
Last updated: 03/04/2025 09:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformat sociale.

Në rubrikën “Sy m’Sy” Rama replikoi me një qytetar, i cili u shpreh se bën video sikur Shqipëria është zhvilluar.

Rama i tha të fokusohet tek 11 maji, sepse do të jetë vendimtare për hyrjen e Shqipërisë në BE.

“Fokusohu se në datën 11 maj, nuk është çështja nëse të pëlqejnë apo jo videot e mia, madje s’është fare çështja të pëlqej unë apo s’të pëlqej unë, çështja është a do ta marrësh ti pasaportën evropiane apo nuk do ta marrësh, ti personalisht”, tha Rama.

“Pasaportën evropiane të Shqipërisë e merr vetëm nëse Shqipëria futet në BE dhe Shqipërinë në BE e fus vetëm unë me PS-në, nuk e fut dot njeri tjetër”, theksoi Rama.

“Dhe ky është interes, nuk është çështja të pëlqej s’të pëlqej. Interesi yt është që të kesh pasaportën evropiane, për të gjitha ato arsye që i kemi shpjeguar. Duke filluar që nga korridori atje në aeroport që mos të të mbajnë veç dhe të të thonë dil pak këtej se je shqiptar. Pastaj të shkosh tek polici dhe të të thotë polici: ku po shkon, sa lekë ke me vete, a ke hotel të rezervuar, sa do rrish, kur do ikësh? Që aty”, tha Rama.

“Të hysh në BE nga ai korridori ku hyjnë të gjithë evropianët thjesht duke treguar pasaportën dhe të kesh një pasaportë që ka të njëjtën vlerë si pasaportat e vendeve të tjera. Je në Francë ka të njëjtën vlerë si pasaporta franceze”, u shpreh kreu i qeverisë.

“Vetëm një gjë nuk bën dot ti në Francë me pasaportën shqiptare  të BE-së, nuk zgjidhesh dot në parlamentin kombëtar. Aty do të duhet të kesh nënshtetësi franceze. Vetëm kaq, asnjë gjë tjetër nuk ndryshon”, iu drejtua Rama qytetarit.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article DPHM: Marsi shumë i ngrohtë dhe reshje mbi mesataren
Next Article Lidhja e Shoqatave me persona me diabet apelon për disponueshmëri urgjente të terapisë së plotë, pa u bërë zëvendësim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?