By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balje pas takimit me Kurtin: S’kemi dhënë konfirmim për votim të qeverisë – kemi kërkesat tona
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Balje pas takimit me Kurtin: S’kemi dhënë konfirmim për votim të qeverisë – kemi kërkesat tona
Maqedoni

Balje pas takimit me Kurtin: S’kemi dhënë konfirmim për votim të qeverisë – kemi kërkesat tona

admin
Last updated: 03/04/2025 10:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetarja e Listës së Bashkimit Demokrat, Duda Balje ka folur pas takimit që kishte me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti lidhur me formimin e qeverisë.

Balje ka thënë se i ka paraqitur disa kërkesa Kurtit, derisa theksoi se nuk është se ka diçka konkretre tash për tash nëse partia e saj do t’i jap mbështetje Kurtit për formimin e qeverisë.

“Sot kemi pasur takimin e parë, unë i paraqita disa kërkesa që kemi si komunitet i boshnjakëve, nuk kemi marrë asnjë konfirmim dhe nuk kemi dhënë asnjë konfirmim. Jemi në fazën e bisedimeve dhe s’ka diçka konkrete”, ka thënë Balje para mediave.

Ajo përmendi se kërkesat që paraqiti ndaj Kurtit ishin formimi i komunës së boshnjakëve, reformat në arsim dhe trajtim i barabartë sikurse të gjithë deputetët që kanë nga një votë brenda Kuvendit.

Balje u pyet nga gazetarët për takimin e radhës, mirëpo tha se nuk kanë caktuar ndonjë datë.

Ajo gjithashtu theksoi se nëse do të ketë ftesë për takim nga partitë e tjera do të flasin.

“Ne jemi pjesë e Kuvendit dhe kemi të drejtë me fol me secilën parti të shqiptarëve që ka 51%”, ka thënë Balje, duke theksuar se kushtet mbesin të njëjta edhe për partitë tjera.

Balje tha se kryeministri në detyrë Kurti u tha se do të mendojë për këto kërkesa.

Sa i përket votimit të Kryeparlamentarit të ri, Balje tha se do të zhvillojnë takim në kryesinë e partisë dhe më pas do të vendosin.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ky është vendi të cilin Trump e goditi me tarifën më të lartë
Next Article Fitorja në Strugë mund të arrihet por me mbështetje!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?