By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski: MPB lufton në mënyrë joselektive kundër kriminelëve në radhët e saj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski: MPB lufton në mënyrë joselektive kundër kriminelëve në radhët e saj
Maqedoni

Toshkovski: MPB lufton në mënyrë joselektive kundër kriminelëve në radhët e saj

admin
Last updated: 03/04/2025 12:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, lidhur me rastin për anëtarin e arrestuar të sigurimit të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili dyshohet për veprën penale “zbulimi i sekretit zyrtar”, theksoi se ky është një nga rastet kur MPB-ja tregon se lufton në mënyrë joselektive kundër kriminelëve në radhët e saj.

“Shumë kallëzime penale në të kaluarën janë ngritur kundër kriminelëve në radhët e MPB-së dhe e njëjta gjë është vepruar edhe në këtë rast. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, në kuadër të zhvillimit të hetimeve, pas informacioneve të marra në kuadër të këtij departamenti, ka njoftuar prokurorin publik kompetent, i cili është pajtuar dhe ka urdhëruar që po atë mbrëmje të ndërmerren veprime. Pas realizimit të aksionit në fjalë, ekskluzivisht nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, janë kryer disa kontrolle tek zyrtarët policorë, gjatë të cilave janë gjetur prova të caktuara në lidhje me veprën e kryer penale”, tha Toshkovski në deklaratën për media pas debatit publik me rastin e Javës së këmbësorëve të mbajtur në Idrizovë.

Ai shtoi se qytetarët e Maqedonisë meritojnë polici që do t’i mbrojë ata.

“Dua t’u them të gjithë atyre keqbërësve dhe tradhtarëve të llojit të tyre, duke pasur parasysh kriminelët në MPB, se do të luftojmë kundër tyre në mënyrë joselektive dhe pa kompromis. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë një polici që do t’i mbrojë ata, jo një që do t’i zhvasëë”, tha ai.

Në pyetjen nëse është i shqetësuar që ky rast ka ardhur pikërisht nga radhët e tyre, u përgjigj se të gjithë në MPB janë të shqetësuar.

“Të gjithë në MPB janë të shqetësuar kur shohin se një kriminel është fshehur me uniformë, pavarësisht nëse ajo uniformë është ceremoniale, taktike apo uniformë e veshur nga pjesëtarët e departamentit për sigurimin e pronës dhe personave”, theksoi ministri.

Toshkovski nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje nga hetimi, duke treguar se kur të kenë informatat e nevojshme do t’i ndajnë me opinionin.

Anëtari i sigurimit të kryeministrit Hristijan Mickoski, Angel Saramakov, u arrestua dhe i është caktuar 30 ditë paraburgim. Saramakov, i cili është polic i Drejtorisë së 6-të të MPB-së, dyshohet për veprën penale “zbulim i sekretit zyrtar”.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osmani: Tarifat e reja doganore për importet në SHBA tregojnë qartë pozicionin e RMV-së në ekonominë botërore
Next Article Një pjesë e lagjes Dizhon të revoltuar nga VLEN, i bashkohen BDI-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?