By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rute: NATO punon në ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rute: NATO punon në ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor
Maqedoni

Rute: NATO punon në ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor

admin
Last updated: 03/04/2025 13:09
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 3 prill – NATO është e përkushtuar në garantimin e stabilitetit për Ballkanin Perëndimor, porositi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute gjatë arritjes në takimin e shefave të diplomacive të vendeve anëtare të Paktit në Bruksel ku merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

“Bashkë me pesë aleatët tanë – Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Kroacinë dhe Shqipërinë, po punojmë për të siguruar ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Rute.

Sipas tij, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, tregues për një përkushtim të tillë të NATO-s në rajon janë edhe vizitat e saj të fundit në Sarajevë dhe Prishtinë, si takimi në Bruksel dhe bisedimet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sa i përket Ukrainës, Rute theksoi se lajmi i mirë është se presidenti amerikan Donald Tramp “tejkaloi udhëkryqin” dhe filloi dialogu me rusët dhe ukrainasit, që NATO plotësisht e mbështet dhe është i gatshëm ta ndihmojë.

“Amerikanët shprehën gjatishmëri të qartë se çdo marrëveshje për armëpushim ose marrëveshje e plotë për Ukrainën duhet të jetë afatgjate dhe e qëndrueshme dhe duhet të sigurohemi se (presidenti rus Vlladimir) Putin nuk do të përpiqet të pushtojë asnjë kilometër katror të Ukrainës në të ardhmen”, theksoi Rute.

Ai theksoi se SHBA-ja edhe më tutje mbetet partner i besueshëm i NATO-s, gjë që konfirmohet edhe nga deklaratat e presidentit Tramp për angazhimin e plotë ndaj Nenit 5 të Dokumentit bazë të Aleancës, por nga ana e tij ka edhe pritshmëri nga aleatët evropian dhe Kanadaja për të ndarë më shumë fonde për mbrojtjen.

“Këtë edhe e kemi për momentin. Kemi ndoshta shpërndarjen më të lartë për shpenzimet në mbrojtje që nga rënia e Murit të Berlinit në vitin 1989, por megjithatë duhet të bëjmë më shumë. Kjo sigurisht do të jetë në rend dite sot. Kemi angazhim të qartë nga SHBA-ja dhe pritshmëria për barazimin e shpenzimeve të pjesës evropiane të NATO-s, për shkak kërcënimeve nga Rusia, për shkak të asaj që po bën Kina në armën e saj bërthamore dhe sigurisht edhe për shkak të Iranit dhe Koresë së Veriut”, theksoi Rute.

Lidhur me frikën se SHBA mund të tërhiqet nga Evropa dhe vëmendjen e saj ushtarake ta orientojnë në rajone të tjera të botës, Rute ka thënë se kjo nuk është asgjë e re, pasi amerikanët prej vitesh kanë thënë se duan t’i kushtojnë më shumë vëmendje Azisë, se ka zhvillime në Paqësor që duhet pasur kujdes dhe evropianët duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e tyre, gjë që po ndodh tani.

Ai tha se në takimin dyditor ministror, ​​përveç fokusit në temën kryesore – rritja e shpenzimeve në mbrojtje, do të diskutohet edhe për forcimin e prodhimit të mbrojtjes.

Rute ka thënë se në takim do të marrin pjesë përfaqësues të katër vendeve partnere të NATO-s nga rajoni i Azisë dhe Paqësorit – Japonia, Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re me të cilët do të bisedohet për forcimin e partneriteteve, si dhe shefi i diplomacisë ukrainase Andrij Sibiha dhe Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas me të cilët pret bisedime të frytshme mbi kërcënimet e përbashkëta dhe ajo se si të forcohet Ukraina.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Familjet e viktimave nga Spitali modular në Tetovë nga Prokuroria kërkojnë rifillim të hetimit
Next Article Prokuroria ngriti akuzë edhe ndaj babait të Vasil Jovanovit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?