By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: OEA: Kosova të shqyrtojë heqjen e tarifave doganore për produktet amerikane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > OEA: Kosova të shqyrtojë heqjen e tarifave doganore për produktet amerikane
Maqedoni

OEA: Kosova të shqyrtojë heqjen e tarifave doganore për produktet amerikane

admin
Last updated: 03/04/2025 15:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pas vendimit të fundit të administratës amerikane për prezantimin e një strukture të re tarifore për mallrat e importuara, e cila afekton edhe Kosovën, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson se ky është momenti i duhur që Kosova të shqyrtojë zbatimin e një aranzhimi të njëanshëm preferencial tregtar për Shtetet e Bashkuara, duke hequr në tërësi tarifat doganore për mallrat e importuara nga ky vend.

Në komunikatën e OEA-së thuhet se derisa Kosova, për disa vite ka përfituar nga trajtimi pa doganë i më shumë se 3,500 produkteve në kuadër të Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave të SHBA-së (GSP), mallrat amerikane të eksportuara në Kosovë kanë vazhduar të jenë subjekt i taksave doganore.

“Heqja e kësaj tarife do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm dhe proaktiv drejt zgjerimit të marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat mbeten partneri më i afërt strategjik dhe ekonomik i Kosovës.

Kjo masë do të shërbente si një demonstrim i qartë i gatishmërisë së Kosovës për të thelluar lidhjet ekonomike dypalëshe dhe përkushtimin e saj ndaj vlerave të përbashkëta të tregtisë së lirë dhe të drejtë. Ajo gjithashtu do të ndihmonte në pozicionimin e favorshëm të Kosovës në përpjekjet e ardhshme për të ndjekur një marrëveshje formale të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në komunikatë.

Tutje, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë inkurajon Qeverinë e Kosovës që të veprojë me vendosmëri në këtë drejtim dhe rikonfirmon gatishmërinë e saj për të mbështetur përpjekjet institucionale që synojnë rritjen e bashkëpunimit ekonomik, tërheqjen e investimeve amerikane dhe krijimin e qasjes më të madhe në treg për bizneset kosovare dhe amerikane.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dy shtete kanë ofruar sigurimin e terapisë “më serioze dhe më afatgjatë” për pacientët nga zjarri në Koçan
Next Article Sllaveski për tarifat e SHBA-ve: Edhe pse po ndërtojmë marrëdhënie të mira, këtu nuk ka ndjenja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?