By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kërmovi nga E Majta inicion seancë mbikëqyrëse për tragjedinë në Koçan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kërmovi nga E Majta inicion seancë mbikëqyrëse për tragjedinë në Koçan
Maqedoni

Kërmovi nga E Majta inicion seancë mbikëqyrëse për tragjedinë në Koçan

admin
Last updated: 03/04/2025 15:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill – Deputeti i partisë E Majta, Borisllav Kërmov në konferencën e sotme për media bëri të ditur se si deputet i njësisë së tretë zgjedhore ka iniciuar seancë mbikëqyrëse lidhur me tragjedinë në Koçan për të zbardhur të gjitha mangësitë.

“Në këto momente kur ende nuk ka kaluar tronditja nga katastrofa e paimagjinueshme që ndodhi në Koçan, ne si deputet dhe si Kuvend, veçanërisht deputetët nga NJZ 3, duhet të mbajmë edhe përgjegjësi morale. Për këtë shkak, sot unë si deputet i NJZ 3 e nis iniciativën për një Debat mbikëqyrës në Kuvend rreth fatkeqësisë që na ndodhi në Koçan. I ftojmë të gjithë partitë. Kjo iniciativë do t’u dorëzohet sot të gjitha palëve të tjera. Presim mbështetje”, tha ai.

Kërmov njoftoi se këtë debat planifikojnë ta mbajnë në Komisionin e përhershëm hetimor për liritë dhe të drejtat e qytetarëve me të cilën udhëheq Dimitar Apasievi.

“Por, jemi të hapur që të jetë në çdo komision tjetër që i përgjigjet qeverisë dhe pjesës tjetër të opozitës. Për këtë qëllim duhen minimalisht 15 nënshkrime dhe ne i japim gjashtë tonat. Hapim hapësirë të ketë edhe Komisioni hetimor, është një komision i përhershëm hetimor në të cilin mund të bëhet debati, por ka edhe një komision të përkohshëm hetimor. Në atë rast do t’i referohemi nenit 76, paragrafi 3 i Kushtetutës, për të cilën nevojiten njëzet nënshkrime dhe absolutisht, për neve nuk është e rëndësishme që ne të udhëheqim procesin, çështja është të fillojmë tani dhe menjëherë të marrim përgjigjet që na duhen”, sqaroi Kërmovi.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fluturimet nga Tirana drejt Greqisë dhe anasjelltas do të anulohen më datën 9 prill
Next Article Procedurat për 1.200 punësime në shëndetësi dhe për furnizimin e insulinës janë në vijim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?