By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski e akuzoi Apasievin për blerje të paligjshme të hapësirës afariste
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski e akuzoi Apasievin për blerje të paligjshme të hapësirës afariste
Maqedoni

Mickoski e akuzoi Apasievin për blerje të paligjshme të hapësirës afariste

admin
Last updated: 03/04/2025 15:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill – Kryeministri Hristian Mickoski në përgjigje të pyetjes së deputetëve nga lideri dhe deputeti i Së Majtës, Dimitar Apasiev, ka shprehur dyshim për vepër penale gjatë blerjes së hapësirës afariste me çmim të ulët në qendër të Shkupit përmes Bankës investuese universale. Apasiev, në mbledhjen e sotme për pyetje të deputetëve opozitarë i parashtroi pyetje kryeministrit Mickoski, për, siç tha, raportine  tij dhe selektivitetin e hetimit për tragjedinë në Koçan, dhe shprehi dyshim nga rreziku për akuza joadekuate.

“Partia politike E Majta ka blerë pronë afariste prej 409 metra katrorë në rrugën e avokatëve për 295.000 euro me TVSH apo 721 euro në qendër të Shkupit. Do t’ju tregoj se çfarë vepre penale është kjo. Qyteti i Shkupit ju ka llogaritur çmim për metër katror prej 1.150 eurove, kështu që kanë paguar tatim në vlerë prej 739.285 denarëve. Do të shohim nëse dhe kur do të merren organet”, tha Mickoski.

Mickoski në përgjigje të pyetjes nga Apasiev theksoi se kur bëhet fjalë për vepra penale, shpreson se organet do të kenë mundësi të hetojnë thellësisht se çka paraqet vepër penale.

“Atë që unë mund t’ua them është se me kriminelët nuk ka lojë, përfshirë edhe me ata të cilët janë kriminelë potencial. pa dallim se nga cila parti politike vijnë, nëse janë nga LSDM, nsëe janë nga BDI, E Majta apo nga VMRO-DPMNE”, tha Mickoski.

Apasiev tha se është i pakënaqur nga përgjigja, ndërkaq atë që e bën Mickoski e cilëson si “retorikë e cila quhet sindromi i dhisë” apo “diarre verbale”, se ka folur për gjithçka, vetëm për atë që e ka pyetur, jo. Apasiev, në replikë përmendi se nuk ka marrë prëgjigje në pyetjen e parashtruar. Ai konfirmoi se partia e majta ka blerë hapësirë bodrumi dhe se kjo është arsyeja për çmimin e ulët.

Gjatë debatit u paraqitën edhe qëndrime për prokurorët në hetim, me ç’rast Mickoski, duke aluduar në Gavrill Bubevskin tha se për herë të parë e ka takuar në tragjedinë në Koçan, ndërsa ndaj çka Apasiev lexoi, siç tha, “rekomandim i dhënë në vitin 2009 nga VMRO-DPMNE KK pehçevë, ku janë nënshkruar 8 anëtarë të Partisë nga komiteti në Pehçevë, për punësim të Bubevskit si prokuror publik në Shkup.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filipçe para takimit me Mickoskin: Pres bisedë konstruktive, takimi nuk ka dimension etnik
Next Article Takimi me kryeministrin, Filipçe mohon se ka marrëveshje Mickoski-Zaev: Nuk ka dimension etnik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?