By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Superti: Çështjet e sundimit të ligjit përcaktojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Superti: Çështjet e sundimit të ligjit përcaktojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Shqipëri

Superti: Çështjet e sundimit të ligjit përcaktojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

admin
Last updated: 03/04/2025 16:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Evropian, Valentina Superti deklaroi sot nga Tirana se “çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit do të përcaktojnë dhe do të vazhdojnë të përcaktojnë rrugën drejt BE-së”.

Në fjalën e saj në takimin e dytë të nivelit të lartë të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”, Superti tha se “misioni im dhe misioni jonë si një institucion është që të bëjmë një progres së bashku me Shqipërinë drejt BE-së”.

Sipas saj, qytetarët shqiptarë janë aktualisht duke e mbështetur fuqimisht këtë proces.

“Megjithëse këto konsiderata në mendje, ne bëjmë punën tonë të përditshme për t’ju pasur së bashku drejt BE-së”, tha Superti.

Për ta bërë këtë, vijoi Superti, ky është një ushtrim kompleks dhe sundimi i ligjit është tema që është në thelb të procesit të hyrjes në BE.

“Duke menduar për propozimet dhe duke punuar mbi këto iniciativa mbi sundimin e ligjit do të jetë e rëndësishme që të kemi parasysh që iniciativa e sundimit të ligjit duhet të vazhdojë që të përmbajë një sistem për kontrolle dhe balancat. Kjo është pika ime e dytë, e cila është gjithashtu e rëndësishme për t’u konsideruar që tashmë është arritur reforma në drejtësi dhe ka qenë një gur themeli në rrugën tuaj drejt BE-së”, nënvizoi Superti.

Superti u shpreh se “duhet të konsolidojmë dhe të ndërtojmë më tej dhe përtej reformës së drejtësisë, konsolidimin e sukseseve të saj, arritjeve të saj dhe në të njëjtën kohë të përmirësojmë kur është e nevojshme disa tema që u përmendën më parë këtu, si aksesi në sistemin e drejtësisë, sistemet efikase dhe efektive, zgjidhja e çështjeve gjyqësore”.

Superti vuri në dukje se “sundimi i ligjit është esenca për vendin tuaj për të ecur përpara dhe kjo është një temë që mund të duket shumë teknike, por është pjesa që ka të bëjë me piketat që janë vendosur”.

“Për mua është një mundësi perfekte që vetëm për një moment të festojmë të gjitha sukseset e shumta, të cilat kemi qenë në gjendje i kemi arritur me vendin tuaj ne si BE-në këto muajt e fundit. Kemi qenë në gjendje për të mbajtur dy konferenca ndërqeveritare, një  në tetor dhe në  dhjetor dhe këto konferenca ndërqeveritare i kanë hapur rrugën negociatave për hyrjen në BE që ka të bëjë me grup-kapitullin e parë, “Themelorët”, që është shumë e rëndësishme dhe në grup-kapitullin 6, Marrëdhëniet me Jashtë”, tha Superti.

Ajo tha se “një progres tjetër shumë i mirë është bërë mbi negociatat për grup-kapitujt e tjerë, 2 dhe 3 dhe një progres pritet edhe në këto grup-kapituj brenda 2025-s”.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spiropali: Objektivi ynë, anëtarësimi në BE në fund të kësaj dekade
Next Article Kina kërcënon me hakmarrje në përgjigje të tarifave të reja amerikane

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?