By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK
Shqipëri

“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

admin
Last updated: 03/04/2025 16:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kjo foto e publikuar këtë të mërkurë në faqen zyrtare të Kuvendit ka sjellë reagimin e opozitës, ku deputeti Enkelejd Alibeaj njëherësh dhe kandidat i koalicionit opozitar “Djathtas për Zhvillim” pohon se institucioni më i lartë në vend po përdoret për fushatë në favor të Partisë Socialiste.

Por vetë institucioni në një reagim në mediat sociale mohoi të jetë përfshirë në fushatë dhe shton se është përfaqësues i vullnetit të popullit dhe i të gjitha forcave politike.

“Sqarojmë opinionin publik se shërbimet e Kuvendit, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, bazohen në parimet e profesionalizmit dhe paanshmërisë. Kuvendi i Shqipërisë garanton opinionin publik se administrata dhe shërbimet, faqja dhe rrjetet sociale të tij nuk janë përfshirë dhe nuk do të përfshihen në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në reagimin e Kuvendit.

Për mikrofonin e A2 CNN, Alibeaj shprehet se denoncimi i tij është dorëzuar tashmë në platformën elektronike të KQZ, por shton se ende nuk ka një reagim nga ky institucion.

“Ende nuk kam një përgjigje, po pres. Në fakt pres edhe diçka tjetër, që jo vetëm unë si deputet apo dikush tjetër që e kam konsultuar faqen e Kuvendit, por edhe grupi i monitorimit të KQZ i ngritur disa ditë më parë për të monitoruar rrjetet sociale të kandidatëve dhe institucione ta kenë identifikuar këtë ngjarje të rëndë”. 

Denoncimin Alibeaj e depozitoi edhe në platformën elektronike të ngritur nga SPAK, por shton se do të bëjë edhe kallëzimin përkatës. Ai kërkon prej Strukturës së Posaçme që të hetojë jo vetëm këtë rast, por çdo krim elektoral.

“Është një tjetër institucion ai që do duhet në fakt që të jetë i dedikuar për hetimin e krimeve zgjedhore, e kam fjalën këtu për SPAK. I cili do duhet të përdorë çdo mjet aktiv për identifikimin dhe të procedimit madje në kohë reale të krimeve zgjedhore. Kjo do duhet të ndodh tani, që është fushatë elektorale. Sa më shpejt dhe sa më shumë, aq më mirë.”

Se kush fshihet pas këtij postimi me natyrë elektorale, Alibeaj deklaron se nuk është në dijeni, por sipas tij më shumë rëndësi ka fakti se autori.

“Është e tepërt të komentoj se kush e ka bërë. Faqja zyrtare është e insitucionit. A është Elisa Spiropali, a është një drejtor, a është një IT? Kjo pak rëndësi ka.”

Sipas drejtuesit të koalicionit Djathtas për Zhvillim, Kuvendi nuk është i vetmi institucion që është përdorur për qëllime elektorale, por shton se një pjesë e madhe administratës po keqpërdoret.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gashi takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Antoni Belanger
Next Article Izet Mexhiti, Rini rahat se ka kaluar koha e BDI-së, sot shqiptarët janë në pushtet, ndërsa BDI-ja do ngelet në opozitë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?