By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata i jep Draket qasje në kontratat e Kendrick Lamarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Gjykata i jep Draket qasje në kontratat e Kendrick Lamarit
Kulturë

Gjykata i jep Draket qasje në kontratat e Kendrick Lamarit

admin
Last updated: 03/04/2025 19:10
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Gjykata ka aprovuar kërkesën e reperit të njohur, Drake, për qasje në dokumente të ndieshme të kompanisë diskografike “Universal Music Group” (UMG), specifikisht në kontratat në mes të kompanisë dhe artistit Kendrick Lamar.

Reperi kanadez kishte kërkuar kopje të kontratës së Lamarit me “UMG”, si dhe informacion mbi pagat dhe shpërblimet e drejtuesve të lartë të kompanisë, ka raportuar BBC.

Drake akuzon “UMG” për shpifje, duke pretenduar se publikimi dhe promovimi i këngës “Not Like Us” ka përhapur “një narrativë të rreme dhe dashakeqe” që e portretizon atë si pedofil.

Muajin e kaluar, “UMG” ka kërkuar që çështja të hidhej poshtë, duke e cilësuar atë si “një përpjekje të palogjikshme për të heshtur shprehjen artistike të Lamar”. Po ashtu, kompania kërkoi pezullimin e procesit të mbledhjes së provave, ndërsa gjykata shqyrtonte kërkesën për rrëzimin e çështjes.

Megjithatë, të mërkurën, gjyqtarja Jeannette A. Vargas urdhëroi që procesi i mbledhjes së provave të vazhdojë.

Michael Gottlieb, avokati kryesor i Draket, e ka përshëndetur vendimin.

“Tani është koha të shohim se çfarë po përpiqej me aq dëshpërim të fshihte ‘UMG’”, ka thënë ai për BBC.

Sipas dokumenteve gjyqësore, ekipi ligjor i Draket kërkon të shqyrtojë “të gjitha kontratat midis ‘UMG’ dhe Kendrick Lamar” si dhe të dhëna mbi pagat dhe shpërblimet e drejtuesve të lartë të kompanisë, që nga viti 2020.

“UMG” e ka kundërshtuar kërkesën, duke argumentuar se “ky proces do të ishte i kushtueshëm, kërkon shumë kohë dhe përbën barrë të panevojshme”, sidomos kur ekziston mundësia që çështja të hidhet poshtë.

Një seancë dëgjimore për kërkesën e UMG-së për të rrëzuar padinë është planifikuar për 30 qershor.

Konflikti i gjatë mes Drake dhe Kendrick Lamar

Përplasja mes dy reperëve është përshkallëzuar në vitin e fundit, me një sërë këngësh “diss”. Në një prej tyre, Drake e akuzoi Lamarin për dhunë në familje.

Si kundërpërgjigje, Lamar publikoi këngën e njohur “Not Like Us”, ku e përshkruan Draken dhe rrethin e tij si “pedofilë të certifikuar”, duke thënë se “duhet të regjistrohen dhe të mbahen nën vëzhgim në lagje”.

Në padinë e tij, Drake pretendon se “UMG” e dinte që tekstet e Lamar ishin të pavërteta, por “vazhdoi të ndezte zjarrin për përfitime financiare”.

Gjithashtu, padia akuzon “UMG”-në për bashkëpunim me platformën “Spotify” për të manipuluar numrin e transmetimeve të “Not Like Us”, pretendim ky që të dyja kompanitë e mohojnë.

Në përgjigjen e saj, “UMG” ka theksuar se “jo vetëm që këto akuza janë të pavërteta, por ideja që ne do të kërkonim të dëmtonim reputacionin e një artisti, aq më pak atë të Drake, është e palogjikshme.
“Drake ka përdorur ‘UMG’ për të shpërndarë muzikën e tij dhe për të marrë pjesë në përplasjet e zakonshme të hip-hopit”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

“UMG” ka shtuar gjithashtu se “Drake humbi një betejë ‘diss’-esh që ai vetë e nisi dhe në të cilën mori pjesë me dëshirë” dhe tani “po përpiqet të përdorë sistemin ligjor për të heshtur shprehjen artistike të Lamar dhe për të kërkuar dëmshpërblim”.

Pavarësisht polemikave, “Not Like Us” është bërë kënga më e suksesshme e karrierës së Kendrick Lamar. Në Mbretërinë e Bashkuar, ajo u bë kënga e tij e parë që arrin vendin e parë në klasifikimet muzikore, ndërsa performanca e tij në spektaklin “Super Bowl Half Time Show” në muajin shkurt të këtij viti e ndihmoi të fitonte edhe më shumë vëmendje.

You Might Also Like

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Rreth 7 mijë artistë pritet të përfitojnë nga buxheti në vlerë prej 25 milionë euro

Art në rrugët e Ankarasë: Gurët e thyer të kalldrëmit transformohen në vepra

OH, FIKENI ATË DRITË!

Tetovarja nderohet me çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri i jashtëm turk dhe ai francez diskutuan çështjet dypalëshe dhe rajonale
Next Article Asnjë vend në botë nuk është i sigurt, tarifat e Trump goditën edhe ishujt e pabanuar me pinguinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?