By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spiropali: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, kryefjala e punës së Kuvendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Spiropali: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, kryefjala e punës së Kuvendit
Shqipëri

Spiropali: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, kryefjala e punës së Kuvendit

admin
Last updated: 04/04/2025 11:40
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deklaroi sot se, anëtarësimi i Shqipërisë në familjen evropiane është sot kryefjala e punës së Kuvendit.

Në fjalën e saj në Tryezën e prezantimit të Platformës së Konsultimit, Spiropali u shpreh se, transparenca është një ndër vlerat dhe standardet kryesore të Kuvendit, e përcaktuar si e tillë edhe në Planin e ri Strategjik, 2025-2030, i cili u paraprin dhe kalendarizon nevojat e brendshme të konsolidimit të Kuvendit të Shqipërisë si zemra e demokracisë dhe e republikës parlamentare, domosdoshmërinë që shtrojnë para Kuvendit zhvillimet në shoqërinë shqiptare dhe, ajo që është më kryesorja, kërkesat dhe standardet e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në familjen evropiane është sot kryefjala e punës e Kuvendit dhe e çdo institucioni, sepse është dëshira e qytetarëve të Shqipërisë, por është kryefjala edhe e veprimtarisë së shoqërisë civile dhe partnerëve të Kuvendit”, tha Spiropali.

Kryeparlamentarja vlerësoi ndërgjegjësimin dhe përkushtimin e shërbimeve parlamentare për të avancuar me përgatitjen e platformave, mekanizmave, standardeve dhe procedurave të modernizimit të Kuvendit, si pjesë e procesit transformues drejt integrimit evropian dhe njësimit apo përfarimit të tyre me ato të parlamenteve të vendeve anëtare si edhe të Parlamentit Evropian.

“Nuk e fsheh kënaqësinë që ndjeva kur në mbledhjen e kryeparlamentarëve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, zhvilluar para pak ditësh në Strasburg, ishim në koherencë të plotë me Parlamentin Evropian, kur zëvendëspresidenti i tij përmendi funksionimin e Komisionin kundër Dezinformimit në Parlamentin Evropian, ndërsa unë ngritjen e Komisionit të Posaçëm kundër Dezinformimit dhe Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion në Kuvendin e Shqipërisë, si masa për mbrojtjen e vlerave, institucioneve dhe shoqërive demokratike”, tha Spiropali.

“E përmenda këtë, për të vënë në dukje sa thelbësor është njësimi i strukturave e procedurave të Kuvendit me ato të Parlamentit Evropian dhe të vendeve anëtare. Prandaj çdo ndryshim, rishikim apo përmirësim i veprimtarisë sonë duhet të udhëhiqet nga ky vizion”, theksoi Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se, promovimi i pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe publikut në proceset parlamentare, ka qenë dhe mbetet një prioritet i Kuvendit.

Për këtë qëllim, shtoi Spiropali, “prej muajit nëntor 2020 Kuvendi kishte venë në zbatim Platformën e konsultimit publik, e cila ofron mundësinë e konsultimit on-line të projektligjeve që publikon Kuvendi”.

Por, vijoi ajo, “me rritjen e kërkesave për transparencë dhe standardet që na kërkohen drejt anëtarësimit, për ta bërë procesin e konsultimit më gjithëpërfshirës, më cilësor dhe më efektiv, vendosëm të ngremë një platformë të re konsultimi”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Platforma e re do të jetë më e aksesueshme dhe më e përdorshme nga partnerët e Kuvendit, duke synuar rritjen e transparencës, rritjen e numrit të pjesëmarrësve në proces, dinamizmin e procesit të konsultimit, efikasitetin operacional, lehtësimin e procedurave dhe reduktimin e burokracisë, rritjen e sigurisë dhe garantimin e konfidencialitetit të të dhënave, krijimin e kushteve për analiza më të thelluara, mundësimin e përdorimit të anketimeve, kategorizimin  e përdoruesve sipas tipologjive, lehtësimin e komunikimit institucional, përdorimin më efektiv të rrjeteve sociale, inkorporimin më eficient të rezultateve të konsultimit në procesin ligjbërës dhe veprimtaritë e Kuvendit etj.”, tha ajo.

Duke vlerësuar punën që kanë bërë shërbimet e Kuvendit, Spiropali bëri dy sugjerime, të cilat sipas saj, do ta bëjnë këtë platformë më produktive dhe të dobishme, sidomos për procesin legjislativ.

“Sugjerimi i parë lidhet me zgjerimin e spektrit të akteve ligjore që i nënshtrohen platformës së konsultimit publik, duke përfshirë në procesin e konsultimit të gjitha aktet ligjore dhe duke mos e lënë këtë praktikë në dorë të vendimmarrjes së komisioneve të përhershme, vendime që në mjaft raste marrin ngjyrim politik”, tha Spiropali.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Sugjerimi i dytë lidhet me përshpejtimin e afateve kohore të procesit të konsultimit. Konkretisht, do të rekomandoja që aktet ligjore të hidhen në platformën e konsultimit  menjëherë dhe automatikisht pas vendimmarrjes në Konferencën e Kryetarëve, pa pritur depozitimin e tyre në komisionet e përhershme”, theksoi Kryetarja e Kuvendit.

Spiropali shprehu bindjen se, “duke përfshirë në  procesin e konsultimit të gjitha aktet ligjore, pa dallime e përjashtime, dhe duke e bërë këtë procedurë sa më të thjeshtë, demokratizohet më shumë procesi legjislativ dhe bëhet më rezultativ bashkëpunimi ynë me qytetarët, publikun, shoqërinë civile, grupet e interesit dhe gjithë shoqërinë.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gjesti “kërcënon” Noizyn dhe Dafina Zeqiri nga BBVA: Nëse nuk ma keni çuar dronin dhe bërë ‘follow’, do jua thyej Ferrarin – do keni probleme me mua
Next Article Berisha – pensionistëve: Kartë konsumatori, zgjerim i listës së rimbursimit të ilaçeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?