By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Minus 7 milionë euro në buxhetin e shtetit/ Zbulohen parregullësi në Agjensinë e Menaxhimit të Pasurisë së Konfiskuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Minus 7 milionë euro në buxhetin e shtetit/ Zbulohen parregullësi në Agjensinë e Menaxhimit të Pasurisë së Konfiskuar
Maqedoni

Minus 7 milionë euro në buxhetin e shtetit/ Zbulohen parregullësi në Agjensinë e Menaxhimit të Pasurisë së Konfiskuar

admin
Last updated: 04/04/2025 19:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 prill – Revizorët kanë zbuluar një sërë parregullsish në punën e Agjencisë për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar. Nga Enti Shtetëror për Revizion thonë se nuk është kryer kontroll i brendshëm me çka është dëmtuar buxheti i shteti për 7 milionë euro.

Sipas të dhënave nga viti 2011 deri në vitin 2024, vetëm 26,83 miliardë euro janë raportuar nga të hyrat totale nga shitja e objekteve dhe pasurive të patundshme dhe janë paguar vetëm 19,59 miliardë euro, më shumë se shtatë milionë euro nuk janë paguar në thesarin e shtetit.

“Analiza e të ardhurave të realizuara nga shitja e pasurisë së konfiskuar dhe mjeteve të paguara në Buxhetin e shtetit, të realizuara nga Agjencia në periudhën nga viti 2011 deri më 30 shtator 2024, tregon se nga të ardhurat e përgjithshme të realizuara në vlerë prej 1,650 miliardë denarë, në Buxhetin e shtetit janë paguar 1,205 miliardë denarë, pra janë paguar 445 milionë denarë më pak”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Për sa i përket menaxhimit të pasurisë së konfiskuar, revizorët kanë zbuluar se Agjencia nuk vepron në përputhje me parimet e ligjshmërisë, ekonomisë, efikasitetit, transparencës, trajtimit me vëmendjen e një ekonomisti të mirë, përgjegjësisë, ekspertizës, profesionalizmit dhe shpejtësisë..

“Aktet nënligjore që rregullojnë mënyrën e trajtimit të pasurisë së konfiskuar nuk janë të publikuara në Gazetën Zyrtare dhe megjithëse janë të publikuara në faqen e Agjencisë, nuk përmbajnë numër arkivor, datën e miratimit dhe nënshkrimin e kryetarit të Bordit Drejtues si konfirmim për vlefshmërinë e tyre”, thonë tutje nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Për të kapërcyer të gjitha këto probleme revizorët rekomandojnë harmonizimin e kornizës ligjore me nevojat për vlerësimin e pasurisë së konfiskuar dhe trajnimin e të punësuarve.

Plotësimi i vendeve të punës me personel të kualifikuar, përmirësim teknik të zgjidhjeve softuerike të përdorura nga Agjencia, evidencë të qartë dhe transparente i të gjitha gjësendet e konfiskuara, me vlerësim të duhur të vlerës së tyre, reformimi i procedurave për shitjen e pasurisë së konfiskuar dhe sigurimin e dokumentacionit të plotë për të gjitha shpenzimet dhe transaksionet.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Liga e Parë në Maqedoninë e Veriut, të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të luhen të dielën
Next Article Sa do paraqesë problem tarifa prej 33 për qind, që Trump ia vendosi Maqedonisë?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?