By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: 238 mijë nxënës marrin librat falas, paga mesatare e mësuesit do të shkojë 1250 euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: 238 mijë nxënës marrin librat falas, paga mesatare e mësuesit do të shkojë 1250 euro
Shqipëri

Rama: 238 mijë nxënës marrin librat falas, paga mesatare e mësuesit do të shkojë 1250 euro

admin
Last updated: 04/04/2025 20:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama thotë se në mandatin e katërt qeverisës paga mesatare e mësuesit do të shkojë 1250 euro, ndërsa do të vijohet me investimet në infrastrukturën arsimore. Nëpërmjet rubrikës ”Sy m’sy”, ku Rama u kthen përgjigje ndjekësve të tij në rrjetet sociale, kryeministri informoi se në shkollat e vendit po ndjekin sot arsimin mbi çerek milion fëmijë, nga të cilët 238 mijë marrin librat falas.

”Gjithë ato projekte rindërtimi e ndërtimi shkollash nga e para dhe thua: Nuk ka fëmijë Shqipëria dhe i harxhoni lekët kot. Shqipëria ka afro çerek milioni fëmijë në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme dhe dhjetëra e mijëra të tjerë në moshë për të shkuar në çerdhe e kopshte. Kur ne morëm detyrën kishte mbështetje thuajse zero.

Shkollat ishin në gjendje të keqe dhe të gjithë prindërit ishin të detyruar të blinin vet librat për fëmijët e tyre. Ndërsa sot 238 mijë nxënës i marrin librat falas. E ti thua nuk ka fëmijë. Paga mesatare e mësuesit sot është dyfishuar krahasuar me kohën kur ne morëm detyrën ishte 420 euro sot është 950 euro dhe brenda mandatit tonë të katërt do të jetë 1250”, shtoi Rama.

Për të në 4 vitet e ardhshme do të ndërtohen edhe 200 shkolla të reja, ndërsa numri i laboratorëve inteligjentë dot shkojë në 1 mijë. Rama solli në vëmendje edhe situatën në palestra, të cilat sipas tij, ishin të ndërtuara që në kohën e komunizmit.

”Kur ne morëm detyrën palestrat numëroheshin me gishtat e duarve. Ishin akoma ato të kohës së vjetër të komunizmit, sepse nuk ishte ndërtuar një palestër e re. Sot kemi mbi 200 palestra të reja në shkolla dhe kemi një lëvizje të tërë në shkolla, e cila ka përfshirë mbi 12 mijë fëmijë dhe ka rilindur frymën e sportit te brezi më i ri. Do të shtojmë edhe disiplina të tjera sportive nëpër shkolla dhe synojmë ta çojmë në 20 mijë të paktën, numrin e nxënësve të angazhuar në një sport”, tha ai.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Takimi i rregullt vjetor i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s këtë fundjavë në Shkup
Next Article A keni 5 milionë dollarë? Trumpi iu jep kartën “Gold Card” me rezidencë të përhershme në SHBA

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?