Ditën e sotme territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti sot parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht më të theksuara në zonën veriore e lindore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 11-17 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen nga -3 në 15 gradë Celsius.