By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siljanovska-Davkova: Vendi im, në botën gjithnjë e më të fragmentuar, mbetet fuqishëm i përkushtuar në multilateralizmin efektiv, me KB-në në qendrën e vet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siljanovska-Davkova: Vendi im, në botën gjithnjë e më të fragmentuar, mbetet fuqishëm i përkushtuar në multilateralizmin efektiv, me KB-në në qendrën e vet
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Vendi im, në botën gjithnjë e më të fragmentuar, mbetet fuqishëm i përkushtuar në multilateralizmin efektiv, me KB-në në qendrën e vet

admin
Last updated: 07/04/2025 10:28
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 prill – Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova sot realizoi takim me zëvendës-sekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Amina XH. Mohamed dhe foli para koordinuesve të përhershëm të KB-së nga Evropa dhe Azia Qendrore.

Duke bashkëndjerë për tragjedinë në Koçan, Mohamed theksoi se nga fatkeqësia, për fat të keq, të gjithë mësuan shumë dhe kuptuan se çdokujt mund t’i ndodhë. Sipas saj, siç kumtuan nga Kabineti i presidentes, vendimi më i mirë që e ka bërë shteti është që shumica e të lënduarve u dërguan për mjekim jashtë vendit. Me një humbje të këtillë, theksoi ajo, asnjë vend nuk mund dhe nuk duhet tl përballet i vetëm.

Duke folur për rolin e Kombeve të Bashkuara, si organizatë e krijuar për ta mbrojtur paqen, bashkëbisedueset u dakorduan se pas ekzistimit prej tetë dekadave, është e domosdoshme që Organizata të riformohet në pajtim me sfidat bashkëkohore paqësore dhe demokratike.

“Të ndërtojmë lidership të respektuar dhe inspirativ, t’i fisnikërojmë realizmin dhe fuqinë brutale me idealizëm, me të drejtë, etikë dhe moral”, theksoi presidentja.

Zëvendës-sekretarja e përgjithshme theksoi se KB-ja duhet t’i ruajë vlerat dhe parimet e organizatës dhe të jenë më të zëshëm, me çka vendeve të tanishme dhe të ardhshme anëtare do t’u dëshmojnë se kanë prëfitime nga anëtarësimi në KB.

Duke folur për procesin e eurointegrimit tonëm zëvend[s-sekretarja e prëgjithshme theksoi se është me rëndësi që KB-ja të angazhohet për ne, si vend i vogël, i cili padrejtësisht dhe tejet gjatë, pret për hyrje në BE.

Para koordinuesve të përhershëm të KB-së nga Evropa dhe nga Azia Qendrore, Siljanovska-Davkova theksoi se edhe pse bota pësoi transformim të thellë gjeopolitik, ekonomik, ekologjik, demografik dhe teknologjik, kompetencat, strukturat dhe procedurat e KB-së mbetën kryesisht të pandryshuara.

“Janë të domosdoshme reforma thelbësore që do t’i bëjë Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit, institucione më legjitime dhe më demokratike në përmbushjen e Kartës së KB-së. Këshilli i Sigurimit nuk mund të zgjedhë, të ketë prëbërje dhe të vendosë si në vitin 1945. Ai duhet të riformohet dhe të bëhet më përgjegjës për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Asambleja e përgjithshme duhet ta tejkalojë rolin e vet debatues dhe të shndërrohet në trup kyç në procesin e vendim-marrjes dhe krijimit të politikave. Aktvendimet e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë duhet të bëhen obligative për të gjitha shtetet”, tha ajo.

Për të koordinuesit e KB-së janë bartës të ndërgjegjes globale, ithtarë dhe luftëtarë për paqe, ofrues të ndihmës të atyre të cilëve më së shumti u nevojitet, bartës të shpresës në kohë dëshpërimi. Ajo ua shprehi dhe premtoi mbështetjen e saj.

“Si njeri i cili jetën e vet ia ka përkushtuar të drejtës dhe drejtësisë, ende besoj në nevojën për multilateralizëm efektiv me Kombe të Bashkuara të fuqishme, të riformuara”, theksoi ajo.

Presidentja gjithashtu, e potencoi angazhimin tonë për integrim të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm në strategjinë nacionale, duke u fokusuar në aktivitetet klimatike, barazinë dhe sundimin e së drejtës. a

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E lehtë, e lëngshme dhe e shijshme: Recetë për musaka me kungullesha
Next Article Ekstradohen në Tiranë dy persona të akuzuar për vepra penale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?