By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryemadhi kërkoi revokimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kryemadhi kërkoi revokimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën
Shqipëri

Kryemadhi kërkoi revokimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën

admin
Last updated: 07/04/2025 10:55
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi sot kërkesën e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi për revokimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj saj.

Deputetja Monika Kryemadhi, akuzohet nga SPAK për tri vepra penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

Sipas vendimit të GJKKO, në përfundim të seancës së sotme gjyqtari Erjon Çela, vendosi mospranimin e kërkesës së Kryemadhit.

Kryemadhi paraqiti më 2 prill pranë GJKKO kërkesën me objekt: “Revokim i masës së sigurimit”.

GJKKO sqaron se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.

Kështu, Kryemadhi si person nën hetim do të vijojë të paraqitet në Zyrat e Policisë
Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 12.00.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ekstradohen në Tiranë dy persona të akuzuar për vepra penale
Next Article Ndalimi i 12 serbëve në Prizren, Kryeprokurori: 10 prej tyre janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?